TIRANE- Në datën 23 janar mësuesit në rrethe do t’i nënshtrohen provimit për matjen e njohurive që kanë. Këtë provim do ta japin rreth 15 mijë mësues, që sot japin mësim në shkollat jashtë qytetit të Tiranës. Sipas Ministrisë së Arsimit provimi do të ketë 30 pyetje, ku secila prej tyre do të ketë një pikë.

Mësuesit do të pyeten nga katër fusha të ndryshme që janë planifikimi, mësimdhënia, etika dhe zhvillimi profesional. Fusha e planifikimit dhe mësimdhënia do të kenë nga 9 pyetje, ndërsa etika dhe zhvillimi profesional nga 6 pyetje. Ministria e Arsimit është shprehur se pavarisht rezultatit, ky provim nuk ndikon në vendin e punës, por vetëm për të matur sa njohuri ka secili arsimtar.