Provokimi i Netanyahut në plazhin e Gazës: Hamasi s’do qeverisë më kurrë në Rrip, japim 5 mln dollarë për çdo peng të liruar

Provokimi i Netanyahut në plazhin e Gazës: Hamasi s’do qeverisë më kurrë në Rrip, japim 5 mln dollarë për çdo peng të liruar

Netanyahu dhe ministri ministri Katz

Deti dhe plazhi i shkretë në sfond. Helmetën në kokë. Me një shprehje të qetë në fytyrë: Benjamin Netanyahu u kthye sot në Gaza, i shoqëruar nga ministri i ri i Mbrojtjes, Israel Katz, për t’i dërguar një mesazh Hamasit dhe botës. Ai zgjodhi korridorin Netzarim, kontrolli i të cilit (së bashku me atë të korridorit tjetër që përshkon Gazën, Philadelphi, në jug) ishte arsyeja e prishjes së marrëveshjes për armëpushim në korrik: "Hamas nuk do të qeverisë më kurrë Gazën. Jam këtu me ushtarët tanë që po arrijnë objektiva të rëndësishme. Po shkatërrojmë kapacitetet ushtarake të Hamasit dhe më pas do të kalojmë te ato qeverisëse," deklaroi ai.

Kryeministri shtoi gjithashtu se për këdo që do të dorëzojë një peng (97 prej tyre janë ende në Gaza), do të shpërblehet me pesë milionë dollarë dhe një leje kalimi: "Kushdo që do t'i dëmtojë ata ka një çmim mbi kokën e tyre," përfundoi ai.

Por përtej fjalëve, domethënës është vendi ku ato u thanë: korridori Netzarim përshkon Gazën në mes, në lartësinë e Bee’ri, një prej vendeve më të goditura më 7 tetor. Ky korridor u hap nga IDF në fillim të luftës dhe në korrik u bë objekt i një përplasjeje të ashpër mes Netanyahut dhe ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, i cili u shkarkua disa ditë më parë. Gallant kundërshtoi Netanyahun, i cili kërkonte mosbraktisjen e këtij korridori edhe përballë një marrëveshjeje që mund të shpëtonte pengjet, duke theksuar se as ai dhe as IDF nuk e konsideronin jetik kontrollin e tij, mbi të gjitha jo në kurriz të jetës së pengjeve.

Kjo nuk mbaron këtu: sipas planit të gjeneralëve – që parashikon izolimin e veriut të Gazës dhe largimin e popullsisë për shkak të mungesës së ushqimit dhe ndihmave – kontrolli i këtij korridori është thelbësor. Dhe përsëri: disa ditë më parë, në të njëjtën rrugë u shfaq Daniela Weiss, liderja e kolonëve që dëshirojnë të kthehen në Gaza. Ajo deklaroi se pikërisht aty, shtatëdhjetë familje izraelite janë gati të jetojnë, megjithëse hyrja e civilëve në Gaza nuk lejohet dhe IDF mohoi se kishte ndihmuar vizitën e saj.

Fjalët e Netanyahut i kanë dhënë Weiss-it dhe ndjekësve të saj një shpresë më shumë./La Repubblica

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë