Provokon News Week:
Obama, Presidenti i 1-rë gay

Provokon News Week:<br />Obama, Presidenti i 1-rë gay
Presidenti Barack Obama kur deklaroi një javë më parë në një intervistë për ABC Neës se ishte pro martesave gay me siguri ka ditur se deklarata e tij në një vend katolik si SHBA-të do të komentohej gjatë. Gazetari rebel Andrew Sullivan hap revistën e përjavshme News Week me një titull provokues poshtë fotos së Barack Obama:” Presidenti i parë gay”.

Sullivan rrëfen një ngjarje të vitit 2007 kur një nënë i është afruar në atë kohë Senatorit Barack Obama dhe i ka rrëfyer historinë e djalit të saj homoseksual i cili nuk martohej dot për shkak se ishte gay. Sipas gazetarin të News Week Obama është përgjigjur:- Unë dua barazi të plotë për djalin tënd. Të gjitha të drejtat dhe të mirat që një martesë mund të sjell. Vërtet që dua. Por fjala “martesë” ka shtuar ai, ende është e rrethuar me një vel religjioz dhe ndjenja fetare. Mendoj që ndoshta organizatat për të drejtat civile duhet të bëjnë më shumë në këtë drejtim.

Sullivan është jo pak ironik kur thotë se Obama ishte taktik në përgjigjen e 2007-tës duke thënë se ishte për barazi por jo për martesën. Pak a shumë “jes we can’t, një revokim i sloganit të Obamës në fushatën e parë presidenciale “Jes we can”.
Duke ju referuar burimeve të gazetarit Sullivan në Shtëpinë e Bardhë ai tregon se Presidenti është ndjerë sikur ka hequr një barrë të rëndë pas asaj deklarate ne ABC News.
Kjo deklaratë e presidentit Obama vetëm pak kohë para se të nis fushata presidenciale në SHBA duket të jetë e mirëmenduar dhe e kalkuluar edhe politikisht sipas Sullivan.

(m.k/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin