Provokon sërish Sheshel: Nëse
 vij në pushtet marr Kosovën

Provokon sërish Sheshel: Nëse<br /> vij në pushtet marr Kosovën
Lideri i Partisë Radikale në Serbi, Vojisllav Sheshel në një intervistë për mediat në Kosovë ka thënë se nëse një ditë do të kthehet në pushtet do ta marrë Kosovën me ushtri.

Ai gjithashtu ka theksuar se nuk dëshiron që Kosovën ta vizitojë nëpërmjet rrugëve ilegale.

“Nuk kamë frikë të vijë në Kosovë, dhe kur të vijë do t'a vizitojë Mitrovicën, Prishtinën dhe Gjilanin”, ka thënë Sheshel për mediat kosovare.Sheshel gjithashtu ka deklaruar se nëse është nevoja do të ketë edhe luftë në Kosovë.

Me lirimin e tij nga Haga ai ka bërë deklarata të forta që kanë shqetësuar dhe Bashkimin Europian. Javën e kaluar Parlamenti Europian miratoi një rezolutë, ku dënonte gjuhën e urrjetjes të Sheshel, e ndërsa kryeprokurori i Hagës iu bëri thirrje autoriteteve serbe ta kthejnë atë në Hagë.  
 


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ 'Ata bëjnë gjithçka sepse nuk duan që ajo të jetë kampione', flet babai i boksieres Imane Khelif

Paris 2024/ 'Ata bëjnë gjithçka sepse nuk duan që ajo të jetë kampione', flet babai i boksieres Imane Khelif