Nuk ndalet Koreja e Veriut, por provokon sërish duke lëshuar tri raketa balistike të cilat kanë rënë në ujrat e detit të Japonisë. Lajmi u konfirmua nga komandati i forcave të armatosura. Veprimi i Yong erdhi pak orë pas takimit bileteral të presidentit të Kinës Xi Jinping dhe dhe homologut të Koresë së Jugut Park Geun-hye i cili kritikoi Korenë e Veriut për provokacionet e shpeshta, çka ka vështirësuar marrëdhëniet mes Seulit dhe Pekinit.
Raketat bëjnë me dije forcat ushtarake u lëshuan rreth orës 5 e 14 me orën tonë lokale në provincën e Hëanhae Veriore dhe më pas kanë rënë në ujrat e detit të Japonisë.
Ndërkohë gjatë takimit të samitit të G 20 që po mbahet në Kinë, palët janë shprehur se se nuk do të përdorin sistemin antiraketaor amerikan Thaad. Përveç Pekinit edhe Rusia ka shprehur irritimin e saj sa i përket raketave Thaad. Ky reagimi i Moskës bëhet për të njëjtat motive: kërcënimin që vjen nga sisteme të avancuara ushtarake pranë kufijve të saj.
Herë pas here Koreja e Veriut kërcënon me lëshimin e raketave balistike duke argumentuar veprimin si një kundërpërgjigje ndaj Koresë së Jugut dhe SHBA-ve.
Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com