Provokon Vuçiç, poston hartën e Kosovës të pikturuar me flamurin e Serbisë: Ne nuk jemi të dobët

Provokon Vuçiç, poston hartën e Kosovës të pikturuar me flamurin e Serbisë: Ne nuk jemi të dobët

Fotoja e postuar nga Vuçiç në Instagram

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka provokuar në mediat sociale, pasi ka vendosur flamurin e Serbisë mbi hartën e Kosovës. Presidenti serb ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Instagram, një foto të hartës së Kosovës, ndërkohë që mbi të është pikturuar flamuri i Serbisë.

Ai ka kujtuar në këtë mënyrë 17 marsin duke thënë se ‘Serbia nuk është e dobët”.17 marsi i vitit 2004 përkujton sipas serbëve ditën e dëbimit të tyre nga Kosova. E gjithë kjo politikë e Serbisë vjen në vazhdën propagandës së tyre, të cilët ato e cilësojnë si ‘krime të shqiptarëve të Kosovës'. Presidenti serb tha gjatë një deklarate një ditë më parë se me datën 17-18 mars të vitit 2004, shqiptarët në mënyrë të organizuar e me plan dëbuan serbët nga Kosova dhe u dogjën kishat.

“Serbia sot nuk është e dobët, nuk kërcënon, por dhe nuk harron, dhe nuk do të lejojë që 17 Marsi të ndodhë përsëri. Ne kujtuam dhe ngulitëm çdo mësim në të cilin ishim humbës, por nuk do të heshtim ndaj viktimave tona. Ne e dimë se çfarë ka ndodhur dhe ne e quajmë atë me emrin e saj të vërtetë – masakër,”-shkruan Vuçiç.

Edhe më herët ka pasur provokime të ndryshme në drejtim të Kosovës nga Vucic. 

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mini shengeni: 19/03/2021 09:18

    Ky e kemi kryeserbin Ramen dhe minishengenin e tij ...???

    Përgjigju
  • Iris: 19/03/2021 02:41

    Ja dhe Don Kishoti i Serbise qe akoma enderron te kthehet mbrapa ne kohe,ne kohen e Milloshevicit,Titos e car Dushanit e Brankoviceve.

    Përgjigju
    • Arbëri: 19/03/2021 09:06

      Krejt q’ka i kan mbetur janë fantazmat...!!!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja