ELBASAN - Një 45- vjeçare nga fshati Katjel i Librazhdit ka gjetur vdekjen katër ditë më parë në spitalin e Përrenjasit.
Viktima është Sofie Zito, e cila kishte shkuar në spital pasi kishte shfaqur dhimbjet e forta barku, ndërsa familjaret pretendojnë për mjekim të pa kujdesshëm ndaj saj. Familjarët kanë bërë edhe denoncimin në polici ku sipas tyre viktima ishte paciente në spitalin e Librazhdit nga dta 23 janar deri më 31 janar.
Ndërkohë të kontaktuar nga A1 Report drejtuesit e spitalit të Librazhdit pohojnë se 54 vjeçarja ka ardhur në spital pas problemeve që ka pasur me zorrën e trashë dhe pas mjekimit që ka marrë është larguar.
Ndërkohë më pas ka shfaqur sërish probleme shëndetësore dhe është dërguar në spitalin e Përrenjasit, ku më pas ka gjetur edhe vdekjen.
Kujtim Albrahimi drejtor i spitalit të Librazhdit ka pohuar se pas ekspertizës mjekoligjore ka rezultuar se 54 vjeçarja ka vdekur si pasojë e problemeve me zemrën. Sipas mjekëve Zito kishte zemër të zmadhuar.
Policia e Librazhdit vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje.
Ndërkohë materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO