Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Stacionin e Policisë Prrenjas, bënë referimin e materialeve në Prokurori për procedim penal në gjendje të lirë ndaj subjektit të fabrikës së përpunimit dhe ambalazhimit të ujit me administrator shtetasin F.G., 47 vjeç banues në Tiranë.
/Shqiptarja.com
Procedimi ndaj këtij subjekti filloi pas kallëzimit të bërë nga punonjësi i UK Librazhd, i cili është përgjegjësi i grupit të punës për verifikimin e lidhjeve të paligjshme në tubacionet e ujësjellësit. Gjatë verifikimit është konstatuar se përveç lidhjes së ujit që ka me ndërmarrjen e ujësjellësit kishte edhe një tubacion tjetër që furnizonte me ujë subjektin e lartpërmendur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit" parashikuar nga neni 159/1 i Kodit Penal.
s.k/Shqiptarja.com









