Prrenjas/ Ndërroi jetë sapo u ul në kafe, të njohurit dedikime prekëse për 24 vjeçarin: Mbrëmë dëfryem, sot na le me lot në sy

Prrenjas/ Ndërroi jetë sapo u ul në kafe, të njohurit dedikime prekëse për 24 vjeçarin: Mbrëmë dëfryem, sot na le me lot në sy

Mbrëmjen e djeshme 24- vjeçari Meleq Allhidri nga Prrenjasi u nda nga jeta parakohe. I riu sapo kishte hyrë në një bar dhe kishte porositur një kafe, por jeta e tij u ndërpre ende pa marrë porosinë duke rënë nga karrigia në dysheme. Shkak i kësaj vdekje dyshohet të ketë qenë një arrest kardiak. Ndërkohë në rrjetet sociale miqtë dhe të afërmit e tij kanë prekur me mesazhet për të riun. Ata kanë shprehur tronditjen nga kjo fatkeqësi që u mori nga jeta 24- vjeçarin.

"Eh jeta sa shumë dhimbje ndjej ishe djal flori, tu preht shpirti në paqe vlla, ngushëllime familjes" shkruan një i njohur.

"Si na ike kshu o vlla, ca është kjo jet kshu, mbrëmë dëfryem e qeshëm edhe sot ike na le me lot në sy. Qofsh i xhenetit nuk do të harroj kurrë vëlla." shkruan një i njohur tjetër.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen

Dita Kombëtare e Diasporës/ Ministri Balla: Duhet t'i garantojmë çdo fëmije me prindër shqiptarë që të mësojë shqipen