Një 37-vjeçar nga fshati Pishkash i Bashkisë së Prrenjasit, ka rënë në prangat e policisë, pasi ka dhunuar fizikisht babain e tij. 

Shkëlzen Rexhepi u arrestua nga policia mëngjesin e kësaj të diele.

Ai është denoncuar nga familjarët për dhunë ndaj babait të tij, D.R, 67-vjeç. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com