Përshpirtja ndër varret e mohuara

Përshpirtja ndër varret e mohuara

Pikturë nga një ish-kamp përqëndrimi

2 nёntori, nё tё gjithё botёn e krishterё, ёshtё dita e pёrkujtimit tё tё vdekurve. Ёshtё njё ditё kujtimi pёr ata qё janё larguar nga bota e jonё, dikush mё parё e dikush mё mbrapa, dikush fёmijё apo i ri nё lule tё moshёs e dikush i moshuar, dikush i pasur e shumё tё varfёr, dikush me veprimtari tё shquar nё fusha tё ndryshme tё jetёs shoqёrore a kulturore e shumё tё tjerё vdekёtarё qё ikin pa gjurmё, dikush me njё jetё nё tё cilёn ka respektuar urdhёrimet e Perёndisё e shumica tё ngarkuar me mёkate nga mё tё ndryshmet, qё nuk dijnё se çfarё i pёrket pёrtej, tek “vёndi nga s’na u kthye kurrё udhёtari”, siç e quante njёri nga njerёzit mё tё mёdhenj tё tё gjitha kohrave, William Shakespeare.

2 nёndori pason njё tjetёr ditё tё shёnuar tё besimit tё krishterё, atё tё 1 nёndorit, festa e tё gjithё Shёnjtёve. Ka njё lidhje mes dy ditёve, njё lidhje ideale qё ngrihet mbi kohёt dhe hapёsirat, qё ngjall pёrsiatjet dhe mendimet mbi qёnien tonё si krijesa nё kёtё planet, mbi kuptimin e tё jetuarit, mbi tё pёrjetёshmen, tё pakapёshmen, tё pashmangёshmen, sipёrnjerёzoren, mbi atё qё na pret mbasi tё kemi mbaruar misionin tonё nё kёtё jetё.

Lidhja mes dy ditёve ёshtё njё fakt i thjeshtё: tё gjithё Shenjtёt kanё qenё njerёz qё kanё jetuar si ne mbi kёtё tokё, por qё kanё zbatuar e pёrhapur fjalёn e Zotit tek bashkudhёtarёt e tyre, duke na lёnё njё trashёgimi tё pasur qё pёrbёn stolinё mё tё çmuar tё ecjes njerёzore nё mijёvjeçarё, sё bashku me thirrjen qё tё ndjekim shembullin e tyre. Fatkeqёsisht janё tё pakёt ata qё i pёrgjigjen asaj thirrjeje: shumica vegjeton nё shkretёtirёn morale tё njё xhungle njerёzore ku sundon ligji i mё tё fortit...

Tё gjitha kёto pёrsiatje pёrshkuan trurin tim, duke dёgjuar disa herё njё mesazh tё njё miku nё Watsap, duke lexuar atё komunikim tё thjeshtё, por tepёr prekёs, tё shoqёruar me njё muzikё funebre qё dukej se zbriste nga pafundёsia e qiejve. Ai mesazh mё lajmёronte se Memo & kujto.al organizojnё “Pёrshpirtje nё varret e mohuara”, nё ish kampin e pёrqёndrimit, nё Tepelenё, mё 2 nёndor 2018. Bёhet fjalё pёr njё tubim tё mbajtur nga pёrfaqёsuesit e tё katёr besimeve nё Shqipёri, njё pёrshpirtje pёr tё pёrkujtuar 300 fёmijё qё kanё vdekur aty, n’atё vёnd e qё nuk kanё as edhe njё varr, n’atё tokё ku mbizotёroi pёr disa vite dhuna mё barbare, e ushtruar mbi njerёz tё pafajshёm, edhe mbi fёmijё!

Ai tubim, pёr herё tё parё mbas 65 vjetёsh tё mbylljes s’atij kampi dёbimi famёkeq, merr pёrsipёr tё kremtojё njё pёrshpirtje e njё lutje tё pёrgjithёshme pёr shpirtёrat e atyre treqind foshnjave e fёmijёve qё n’atё vend reshtёn sё jetuari, sepse nuk kishin njё copё bukё pёr tё thyer urinё, nuk kishin ilaçe pёr tё shёruar sёmundjet. Madje nuk kishin as nёnat pranё, sepse ato qё pa gdhirё mirё do tё viheshin nё rrjesht, tё shoqёruara nga katilё me uniforma blu, pёr t’u ngjitur nё mal, pёr tё prerё dru e pёr t’i ngarkuar mbi shpinё e pёr t’i sjellё nё kamp nё mbrёmje vonё. Ata fёmijё qё gjithё ditёn pёrballonin dhimbjet e urisё dhe dridheshin nga ethet, nё pafajsinё e tyre shkonin nё botёn tjetёr me fjalёn “nёnё” nё gojё. E tё nesёrmen ato nёna tё shkreta do tё fusnin nё dhe trupat e tyre tё njomё e tё pajetё, pa mundur t’i vinin as edhe njё gur varri pёrsipёr.

“Atyre i u mohuan edhe gurin e varrit. N’asnjё traditё nuk ndodhi kjo. Nё kujtim tё tyre po ngremё kёtё memorial. Le tё jemi sё bashku pёr tё nderuar kujtimin e tyre”, shkruhet nё thirrjen e organizatorёve. Tё premten do tё kujtohen, do tё ndizen qirinjtё, nё pёrshpirtjen pёr shpirtёrat e tyre. Ёshtё njё nismё tepёr e lёvdueshme e pak njerёzve qё nuk reshtin sё mbajturi gjallё kujtimin e tyre, tё tragjedisё sё tyre, tё dramave tё mijra krijesave njerёzore tё mbyllura nё njё fushё tё rretrhar me tela me gjemba, objekte sprovash kriminale mbi trupat e shpirtёrat e tyre.

Projekti i memorialit, i hartuar nga arkitekti Gjon Radovani, shtjellon njё ide shumё tё bukur: njё trekёndёsh i madh, i mbjellё me treqind qipariza, trupat pa varr t’atyre fёmijёve nё rrёnjёt e atyre drurёve tё pёrjetshёm e shprtёrat e tyre nё shtatet e larta qё ngrihen drejt qiellit, tё veshura me ngjyrёn e blertё, simbol i shpresёs e i besimit nё jetёn e pasosur....

Organizatorёt e kёsaj pёrshpirtjeje na ftojnё tё gjithёve, shqiptarё kudo ku jemi, tё marrim pjesё nё tё. Kombi i ynё i shpёrndarё nё tё katёr anёt e globit, do tё jepte njё shenjё madhёshtie nёse, si njё trup i vetёm, do tё bashkohej me mendim e lutje, secili nё besimin e tij, ditёn e premte, mё 2 nёndor, n’ora 15.30, pёr tё ndezur secili njё qiri nё heshtjen kaplluese tё trishtimit e tё shpresёs. Tё gjithё ata qё nuk kanё mundёsi tё jenё tё pranishёm n’atё ceremoni, sa tё thjeshtё aq edhe sublime le t’a kryejnё atё veprim, duke çuar mendimin aty, duke i kushtuar pak minuta njё lutjeje e njё pёrsiatje kujtimit t’atyre treqind fёmijёve pa emёr, viktima  tё pafajshme tё njё diktature qё duhet tё na rёndojё mbi ndёrgjegje, mbasi pёr arsye tё ndryshme, nuk qemё nё gjёndje t’a shmangim, t’a zbusnim, t’a kufizonim nё barbarinё e saj tё pashembulltё.....

Do tё ishin disa çaste dhimbjeje, por edhe krenarie tё ligjёshme, sepse gjejmё nё vetvete forcёn pёr tё kujtuar, pёr tё shpalosur njёzёri vlerat njerёzore tё rroposura pёr gjysmё shekulli, pёr tё ringjallur traditёn e lashtё tё nderimit pёr ata qё nuk jetojnё mё, aq mё shumё pёr viktima tё dhunёs sё njё epoke qё na bёn tё skuqemi nga turpi. Do tё ishte edhe njё pёrgjigje e heshtur e secilit prej nesh, kundrejt tё gjithё atyre qё vazhdojnё tё ligjёsojnё krimin e tё venё nё dyshim, madje edhe tё mohojnё paturpёsisht, shfaqjet e tij mё mizore.

Ideatorёve dhe organizuesve tё kёsaj pёrshpirtjeje mbarёkombёtare i shkojnё nderimet e falёnderimet tona mё tё pёrzemёrta, sё bashku me vlerёsimet mё tё mira pёr punёn e tyre nё fuqizimin e kujtesёs kombёtare pёr tё gjithё ata qё pёsuan dhunёn mё mizore nё tё gjithё historinё e popullit tonё, atё komuniste.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë