Për shkak të reshjeve masive dhe prurjeve të mëdha në kaskadën e Drinit, është rritur ndjeshëm prodhimi i energjisë elektrike, për pasojë KESH ka kryer ankandin e parë të shitjes.

KESH njofton se ka shitur 18,944 megavat energji me çmim mesatar 57.64 euro megavati.

Shitja është bërë e ndarë në 4 lote, çmimi më i ulët për megavat ishte 38.69 euro dhe më i larti 73.39 euro. Ne total vlera e energjisë se shitur arriti në rreth 1.1 milionë euro.