TIRANE - Deputeti socialist, Eduard Shalsi, ka vijuar sërish me akuza në drejtim të ministrit të Inovacionit, Genc Pollo, dhe kryebashkiakut Lulëzim Basha në lidhje me tenderin që do të zhvillohet në 4 korrik të këtij viti për sistemin GIS. Sipas Shalsit, ky sistemi që pritet të tenderohet ka qenë një herë në bashkinë e Tiranës.
Zoti Shalsi, ditën e djeshme në Parlament keni folur mbi një sistem GIS (Sistemi Informativ Gjeografik) në Bashkinë e Tiranë, çfarë është ky sistem?
Dje në Parlament unë i kërkova ministrit Pollo por edhe kryebashkiakut Basha të japin shpjegime mbi tenderin që Bashkia e Tiranës ka shpallur në fillim të korrikut për blerjen e sistemit GIZ. Pyetja ime ka qenë e drejtpërdrejt, si është kalkuluar shuma për blerjen e një sistemi të tillë? Dhe se si është llogaritur afati prej 30 ditësh që firma fituese që do të dalë nga tenderi, do t’i duhet për të implementuar sistemin GIS? Këto janë dy pyetje shumë të rëndësishme për të qartësuar qytetarët e Tiranës mbi të vërtetën e këtij tenderi për të cilën kam dyshime të mëdha.
Sa është fondi i këtij tenderi?
Bëhet fjala për një shifër të publikuar, 42 mln lekë të reja, ose 420 mln lekë të vjetra.
Me financim të kujt bëhet?
Me financim të parave të qytetarëve të Tiranës. Taksat e qytetarëve do të shërbejnë për të blerë një sistem, i cili në dijeni time, kushton shumë, shumë herë më pak. Këtu gjej rastin që të sqaroj që bëhet fjala për një sistem, i cili në vitin 2004 falë mbështetjes se qeverisë holandeze, me procedurat e Bankës Botërore është bërë e mundur të blihet dhe të instalohet në Bashkinë e Tiranës një projekt shumë interesant, shumë i rëndësishëm për qytetarët e Tiranës, i cili u zhvillua në dy faza, dhe kushtoi jo më shumë se 200 mijë dollarë. Që nga viti 2004, u desh 3 vjet për të krijuar një bazë dinjitoze të të dhënave. Për ta kuptuar, GIS është akronimi për një sistem informacioni gjeohapsinor dhe që është përgjegjës për grumbullimin, për mbajtjen, për analizën, për editimin e të dhënave që i shërbejnë shumë vendimmarrjes. Pra që një bashki apo institucion që menaxhon sipërfaqen territoriale të caktuar, duhet të ketë patjetër një sistem të tillë në mënyrë që të bëjë edhe të marrë vendimmarrje të duhur. Pra është një bazë të dhënash, të cilat duhet të shërbejnë pikërisht që mënyrën se si analizon territorin, mënyrën se si investon, mënyrën se si planifikon ta mbështesësh mbi të dhëna të sakta. Ky sistem bën të mundur mbajtjen, grumbullimin, përpunimin dhe shpërndarjen e tyre. Ky është një projekt, i realizuar një herë në Bashkinë e Tiranës, i filluar në 2004 dhe i përfunduar në 2008 me përfshirjen e Bankës Botërore dhe GTZ, e cila në fazën e dytë, projekti solli që disa nga aplikimet t’i bënte të mundura dhe të aksesueshme për qytetarët e Tiranës.
Ky sistem ka qenë më përpara, pse vjen sërish?
Më lejoni t’ju shpjegoj. Në radhë të parë kërkon që të kesh një sistem operativ, dhe në radhë të dytë kërkon dhe ta ushqesh me informacion. Dihet që Shqipëria në shumë fusha mbetet e prapambetur në aspektin e dixhitalizimit. Në fazën e parë u ble sistemi, dhe nga faza e parë në të dytë, për një kohë të gjatë u grumbullua e gjithë baza e të dhënave. Me bazën e të dhënave kuptoj që nga ortofoto e deri tek hartat topografike apo rrjetet e kanalizimeve, inxhinierike, elektrike, telefonike. Pra u desh një sistem për të grumbulluar të gjithë informacionin, i cili ishte në institucione të ndryshme dhe me hartë-coppy, jo me kopje elektronike, por me letra, apo me dokumenta shkresore. Nga ky moment ka një hije dyshimesh dhe këtu lind dhe e drejta e jonë për të akuzuar Bashkinë e Tiranës në këto momente se çfarë ka bërë me këtë sistem. Në radhë të parë duhet t’u thotë qytetarëve nëse ka humbur ky sistem, i cili është blerë një herë edhe është bërë operativ; është shkatërruar apo vjedhur? Pra cili është fati i sistemit GIS, të marrë të blerë një herë nga Bashkia e Tiranës? Janë përpjekje dhe mund i jashtëzakonshëm që ta bënte operativ atë sistem dhe një përfshirje e jashtëzakonshme e specialisteve të fushave të ndryshme, jashtë Bashkisë së Tiranës vendas apo ndërkombëtar. Çfarë ka ndodhur me këtë sistem? Për më tepër hijet e dyshimit janë të thella, sepse është lënë një afat 30 ditor firmës fituese për të ngritur dhe bërë operativ sistemin, periudhë, e cila për çdo specialist e kuptojnë që ka të bëjë thjesht dhe vetëm me një paracaktim, dhe në rast se ka kohë një firmë që punon do të kishte mundësi ta bënte për 30 ditë. Është krejtësisht e pamundur, ndaj bie erë korrupsion, erë e rëndë korrupsioni.
Kemi një diferencë të madhe fondesh, mes asaj të Edi Ramës dhe Lulëzim Bashës, kush fshihet pas këtij tenderi?
Unë ende nuk di se kush janë emrat, pavarësisht se në tregun e kompanisë që merret me këtë punë, ka disa piketime, por në këtë fazë nuk do të doja të lakoja emra kompanish apo personash. Ajo që unë do t’i kërkoja Genc Pollos dhe Lulëzim Bashës është t’i shpjegojnë qytetarëve se si e kanë kalkuluar shifrën prej 420 mln lekë të vjetra për blerjen e një sistemi të tillë dhe se si kanë llogaritur afatin 30 ditor për kompaninë ta bëjë sistemin operativ.
(fc/im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com