TIRANE - Milena Harito në një deklaratë për shtyp hodhi poshtë pretendimin e Berishës në Konventën e mbajtur dje nga ai ku tha se fshati dhe fermerët punojnë sot me mjetet bashkëkohore. Ajo tha se “kryeministri sklerotik nuk shpiku dot gënjeshtra të reja, por ricikloi të vjetrat, të njëjtat premtime si 4 vjet më parë” .
Ajo shtoi se pronat, dëshpërimi i fermerëve, infrastruktura lënë për të dëshiruar duke theksuar problemet në vaditje dhe kullim. Ajo tha se të gjitha janë kosto për fshatarët e Korçës, Lezhës, Lushnjes, kosto të cilat përfundojnë në xhepat e klientëve të qeverisë.
“Fermerët përballen me kosto marramendëse në 2009, ndryshe nga 2005”, fshatarëve iu premtuan subvencione por 1 të 4 e tyre përfituan”, shtoi ajo.
Ndër të tjera theksoi se ai ka dështuar në projektet e detit, tek heqja e akcizës së naftës e cila është më e lartë se në 2005-ën.
Ajo tha se Berisha premtoi rritjen e pensionet kur aktualisht ato janë sa gjysma e 2005-ës. Harito theksoi se “Konventa ishte e turpshme dhe e ricikluar nga 2009”, duke premtuar se pas zgjedhjeve të qershorit PS – ja do të ketë prioritet bujqësinë ku fermerët do të kenë avanrazhe.
Redaksia Online
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com