PS, Braçe skeptik për ligjin e
mbetjeve, Rama: Të presim

PS, Braçe skeptik për ligjin e<br />mbetjeve, Rama: Të presim
Mbledhja e djeshme e grupit parlamentar socialist është përqendruar në tre pika: buxheti i vitit 2017, zgjedhjet në Kolonjë dhe “fati” i ligjit të mbetjeve. Qysh në fillim të mbledhjes, Gramoz Ruçi ju ka kërkuar deputetëve të partisë së tij e po ashtu edhe ministrave e kryetarëve të komisioneve që të veprohet shpejt me buxhetin.

Pasi ju ka vënë në dijeni 3 ligjet e seancës së kësaj të enjteje dhe ju ka kujtuar rëndësinë për pjesëmarrje, Ruçi mësohet se është shprehur: “Të bëhet maksimumi dhe të veprohet me eficencë në komisione me shqyrtimin e projektligjeve të buxhetit. Nuk mund të mbarohet këtë javë por do të ishte mirë që javën që vjen ta kishim për shqyrtim në seancë plenare”,-ka thënë kreu i grupit socialist.

Në vijim të mbledhjes, fjalën e ka marrë kryeministri Edi Rama, i cili ka falënderuar dhe përgëzuar të gjithë deputetët që dhanë kontribut për zgjedhjet në Kolonjë dhe fitoren e kandidatit.

Ai ka përmendur emrin e Taulant Ballës dhe Blerina Gjylametit, e në këto momente, deputetët dhe kryetari i partisë kanë shkëmbyer batuta për emra të tjerë që meritojnë të vendosen në “tabelën e nderit”. Më pas, kryetari i komisionit të veprimtarisë prodhuese, Eduard Shalsi, ka njohur grupin me një letër të ardhur nga Komisioni Evropian mbi përshtatshmërinë e ligjit të mbetjeve me ligjin e BE-së.

“KE-ja tashmë ka folë dhe ka certifikuar ligjin tonë. Në këtë kontekst nuk kemi më pse të presim”,-mësohet të ketë thënë Shalsi. Por Erjon Braçe, një prej kritikuesve të hershëm të këtij ligji, i cili as nuk e ka votuar, ka marrë fjalën duke kërkuar më shumë përmbajtje. “Ky ligj mund të ketë kosto elektorale.

Ajo që unë nuk kuptoj është se pse duhet të merremi me këtë çështje pikërisht tani?”-mësohet  të ketë thënë Braçe. Pas tij, ka marrë përsëri fjalën Ruçi, i cili tha se herët a vonë, PS duhet të shprehet.

“Kuvendi ka në tryezë një dekret të Presidentit të Republikës. Herët apo vonë ne do të duhet të shprehemi për atë dekret, ta rrëzojmë apo ta pranojmë, kjo është gjë tjetër. Përgjigjja e KE-së është mbështetëse e ligjit tonë, madje e cilëson ligjin tonë si shtrëngues për importuesit. Sipas saj ne duhet të jemi më liberalë për importin, çka do të thotë se duhet të përgatitemi për më shumë lëshime”,-ka thënë Ruçi.

Në këtë diskutim është përfshirë dhe kryeministri Rama, i cili po ashtu ka kërkuar të pritet pak deri në vendim. “Sigurisht që përgjigjja e KE-së është e rëndësishme për ne. Por ne nuk kemi pse nxitohemi. Ta shqyrtojmë këtë shkresë, të marrim dhe mendimin e aleatëve të koalicionit dhe pastaj të veprojmë”,-mësohet të ketë thënë Edi Rama.

Edhe pse me rregullore të Kuvendit, dhe Kushtetutë, parlamentarët duhet të shprehen brenda 30 ditësh për një dekret të Presidentit, edhe në këtë rast, sikundërse me ligjin për kamerat e sigurisë, ky afat është shkelur. Ligji i mbetjeve duket se nuk është për momentin aspak në planet e kryeministrit dhe mazhorancës. 



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Realizohet me sukses operacioni në Spitalin e Traumës, hiqet një trup i huaj brenda trurit të pacientit

Realizohet me sukses operacioni në Spitalin e Traumës, hiqet një trup i huaj brenda trurit të pacientit