PS cakton pagat për kryetarët
e degëve, më e madhja 1.2 mln

PS cakton pagat për kryetarët<br />e degëve, më e madhja 1.2 mln
Partia Socialiste, sipas vendimit të komunikuar në mbledhjen më të fundit të Asamblesë së saj, ka urdhëruar 61 kryetarët e degëve të saj, sipas çdo bashkie, të dorëzojnë të gjitha detyrat e tyre shtetërore që kanë, për t’ju përkushtuar kësaj detyre partiake.

Ky model i ri që do të aplikohet nga PS parashikon që vetë partia të paguajë funksionarët e saj në krye të punëve për çdo bashki. Gjatë mbledhjes së fundit të kryesisë janë caktuar pagat për kryetarët e degëve.

Ato janë të ndara në kategori, sipas numrit të Zonave të Administrimit Zgjedhor që përmban bashkia në fjalë. Përjashtim bën bashkia Tiranë, e cila do të trajtohet në mënyrë specifike.

Pastaj bashkitë e tjera do të ndahen në tre kategori: me 3 ZAZ, me 2 dhe me 1. Burime për Shqiptarja.com bënë me dije se paga më e lartë do të jetë 1.2 milionë të vjetra, ndërsa për kategoritë e tjera do të jetë në rend zbritës tek më e vogla prej 620 mijë lekësh të vjetra. Partia Socialiste aplikon për herë të parë ndarjen e partisë nga pushteti publik.
 
Kriteret që duhet të përmbushin koordinatorët:

Të gjithë kandidatët e propozuar për Koordinator Elektoral, duhet të plotësojnë kushtet dhe kriteret si me poshtë:
a. Të mos jenë dënuar për kryerjen e një vepre penale dhe të mos jenë në hetim nga organet ligj-zbatuese;
b. Të kenë integritet të lartë moral dhe profesional si dhe të transmetojnë etikë në sjellje;
c. Të jetë figurë e njohur shoqërore në zonën përkatëse, të ketë njohje të mirë të komunitetit, (kulturës, njohjes së familjeve, fiseve, përkatësive fetare, etnike, etj.)
d. Të ketë aftësi komunikuese në transmetimin e bindjeve të tij;
e. Koordinatori elektoral, mund edhe të mos jetë anëtar i partisë;
f. Kandidati duhet të ketë aftësitë dhe mundësitë e nevojshme (përvojën, njohjen komunitare, kohën, mjetet materiale e financiare, etj.) për të përmbushur misionin;
g. Preferohet të mos jetë i punësuar në institucione publike;
h. Arsimi i lartë përveç Koordinatorëve Elektoral të QV-ve është i detyrueshëm.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s’do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Dhunuan modelen, dy motrat Berisha ende në kërkim! Sekuestrohen dy mjetet me të cilat lëvizën

Dhunuan modelen, dy motrat Berisha ende në kërkim! Sekuestrohen dy mjetet me të cilat lëvizën