PS çrregjistron nga grupi
Kastriot Islamin

PS çrregjistron nga grupi<br />Kastriot Islamin
TIRANË -  Kastriot Islami çrregjistrohet nga grupi kuvendor i Partisë socialiste ku ka bërë pjesë për afro 18 vjet.

ORA 13.45 GRUPI PERJASHTON KASTRIOT ISLAMIN. MALAJ, BELLO E 2 TE TJERE KUNDER
Grupi kuvendor socialist vendosi me shumicë votash përjashtimin e deputetit Kastriot Islami. Votuan kundër këtij vendimit Arben Malaj, Marko Bello, Tom Doshi dhe Hazir Gashi. Dy te tjere abstenuan.  Mungojne ne mbledhje Ben Blushi dhe Andis Harasani.

ORA 13.27 ISLAMI LARGOHET NGA PS: VENDIMI I RRALLË PËR DEMOKRACINË
"Vendimi i grupit të PS është një ngjarje e rrallë për politikën shqiptare dhe e pamundur për vendet demokratike. Ndaj, unë nuk mund ta shpenzoj qëndrimin tim në një sallë të mbyllur dhe do largohem që nga ky moment", tha Islami, i cili u largua drejt kryesisë së Kuvendit, ku në orën 14.30 do të mbajë një konference të posaçme për shtyp.
"Kuvendi, pas Partisë Socialiste është vendi i dytë, ku unë mund të shpreh mendimin tim", tha Islami, i cili pritet që pas pak të bëjë publik edhe fjalimin që kishte përgatitur për mbledhjen e sotme.


ORA 13.25 VENDIMI NË GRUP: MBLEDHJA PA MEDIAN
Grupi kuvendor socialist ka vendosur të refuzojë kërkesën e Islamit për të patur mediat gjatë diskutimeve për përjashtimin e tij. Vendimin e ka bërë të ditur vetë Islami, i cili ka cituar nënkryetarin e grupit Taulant Balla.
"Zoti Balla më tha se kjo mbledhje dhe gjithë të tjerat pas kësaj do të mbahen me dyer të mbyllura", tha Islami.


ORA 13:15 ISLAMI: RAMA DO VENDOSE PER MEDIAT
Pasi ka hyrë në mbledhjen e grupit, Islami mësohet se ka kërkuar praninë e mediave. Me fjalimin në xhep, Islami ka bërë sërish një deklaratë për gazetarët.
"Ruçi ka hapur mbledhjen duke prezantuar rezultatin e votimit kundër kreut të KLSH, ku unë nuk mora pjesë. Unë vetë, kërkova që të hyjë media dhe tani Rama po diskuton me deputetët për këtë kërkesë", tha Islami, i cili po qëndron jashtë sallës së mbledhjes.

ORA 13.10 ISLAMI MBËRRIN NË PS
Deputeti socialist Kastriot Islami mbëriin në PS. Ai ka deklaruar për gazetarët se i ka kërkuar kryetarit të grupit kuvendor, Gramoz Ruçi që mediat të jenë të pranishme gjatë mbledhjes për përjashtimin e tij.
"Në rast se mediat nuk do jenë unë do mbaj qëndrimin tim", tha Islami.


ORA 12.00 ISLAMI FLET PËR SHQIPTARJA.COM
60 minuta përpara fillimit të mbledhjes së grupit kuvendor socialist ku do të vendoset përjashtimi i tij, deputeti Kastriot Islami deklaroi se nuk do të marrë pjesë. Në një prononcim për Shqiptarja.com deputeti socialist deklaroi se do të hyjë në sallën e mbledhjes vetëm nëse do të lejohët prania e kamerave dhe gazetarëve.“Vetëm nëse do të ketë media, unë do të marr pjesë në mbledhjen e orës 13.00”, tha Islami për Shqiptarja.com.

PS, ENDE ASNJE VENDIM ZYRTAR PËR MBLEDHJEN
Ora 13.00 pritet të zbardhë vendimin e deputetëve socialistë lidhur me propozimin e kryesisë për çrregjistrimin nga grupi të deputetit Kastriot Islami.
Nga selia rozë dhe zyra e shtypit nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar për mediat nëse duhet apo jo ta ndjekin takimin e sotëm. Tradicionalisht, gazëtarët, disa kohë pas zgjedhjes së Ramës në krye të PS kanë ndjekur mbledhjet e grupit kuvendor, vetëm gjatë fjalës së kryesocialistit.
Pas kësaj, dyert janë mbyllur për gazetarët, të cilët qëndrojnë në pritje pranë selisë së PS për deklarata pas takimit, ose siç ndodh më së shumti ruajnë kontaktet me burimet personale pranë grupit kuvendosr për informacionet e dala nga takimi.
Deri më tani, e njëjta praktikë duket se do të ndiqet deri më sot, kur nuk lajmërohet prania e kamerave në sallën e mbledhjes. Kjo mbështetur edhe në faktin se nuk është lajmëruar as ndonjë fjalim i Ramës, drejtuar deputetëve.
Por, nuk përjashtohet mundësia që ngjarjet të marrin tjetër rrjedhë në orën 13.00.

Të 64 deputetët e këtij grupi do të diskutojnë në lidhje me propozimin e kreut Rama dhe të kryesisë për përjashtimin e deputetit Islami nga grupi parlamentar.
Argumenti i përdorur për këtë çrregjistrim në grup ka qënë se Islami nuk ka marrë pjesë në seancën e votimit kundër kandidatit për kryetar të KLSH, Bujar Leskaj, duke kthyer vendimin politik të partisë. Kishte munguar në këtë votim kundër dhe ish-kryeministri Pandeli Majko, por ai ka sqaruar në grup se ka qënë duke dhënë intervistë në ambasadën gjermane në atë kohë, në lidhje me një propozim për të qënë zv.sekretar i përgjithshëm i OKB për Evropën dhe vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.

Në rrjetin social facebook, deputeti socialist ka komentuar deklaratat e disa prej krerëve të PS në rrethe, që janë për përjashtimin e tij nga grupi. si "Keqeardhje, të turpshme..."

PËLLUMBI: TË IKË ISLAMI
Në një prononcim për gazetën Shqiptarja.com profesori i socialistëve,Pëllumbi duke komentuar propozimin e Ramës për çrregjistrimin nga grupi i PS të Islamit tha se partia ka rregulla dhe zbatimi është një respekt ndaj tyre. Ai tha, ndër të tjera se përvoja e partive të vendeve demokratike e përmban përjashtimin. (Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në "Shqiptarja.com"

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

OKB e shqetësuar: Rindërtimi i Gazës mund të zgjasë 80 vjet

OKB e shqetësuar: Rindërtimi i Gazës mund të zgjasë 80 vjet