TIRANE - Një tender i qeverisë pritet të hapë shumë polemika, si për cenimin e pavarësisë së institucioneve dhe për shifrat ku opozita thotë se janë të fryra dhe se ka dyshime të forta për abuzime në miliona euro.
Deputeti i PS Alfred Dalipi ka akuzuar Ministrin e Inovacionit Genc Pollo se po shkel statusin e RTSH, përmes tenderit prej 25 milion eurosh që ky ministër po kërkon të kryejë në llogari të institucionit publik.
Me ligjin e ri RTSH-së iu dha pavarësia dhe statusi për ta kryer vetë këtë tender ndërsa sipas Dalipit, Pollo me këtë tender e ka shndërruar transmetuesin publik në një transmetues qeveritar. “Bëhet fjalë për një tender që do ndërtojë dy rrjete të RTSH e jo dy rrjete qeveritare.
Nëse do ngrihen këto dy rrjete e në fund fare tenderi do ta bëjë Pollo e në dorëzim do ta marrë transmetuesi publik do thotë që qeveria po blen statusin e transmetuesit publik po e kthen në transmetues qeveritar siç e ka bërë deri më sot, vetëm se në rastin konkret po e shndërron në një lavatriçe për të bërë para për fushatë”, tha Dalipi.
Problem tjetër është vlera financiare. Dalipi akuzon ministrin Pollo për abuzime me këtë tender, pasi ngritja e dy rrjeteve nisur nga të gjitha të dhënat, kushton shumë më pak se 25 milionë euro.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.03 2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com