PS dhe PD regjistrohen në garën e 6 marsit! Basha i 'shuan shpresat' Berishës, çon në KQZ vërtetimin e Gjykatës që partinë e drejton ai

TIRANË- Lulzim Basha i ka dorëzuar sot Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) vërtetimin e Gjykatës se Partinë Demokratike e drejton ai. Ky vendim erdhi pas kërkesës së kryekomisionierit, Ilirjan Celibashi i cili mes betejës së brendshme të Bashës dhe Sali Berishës, tha se në garën e 6 marsit, do të regjistrohet kryetari që njeh gjykata. Me këtë dokument të Gjykatës së Tiranës, kryedemokrati i ka shuar sot çdo shpresë Berishës, i cili pretendon që të garojë me një kandidat të tijin në Bashkitë pa kryetar duke përdorur logon e PD-së.

Ndërkohë, ndonëse kanë pasur mjaftueshëm kohë, afati i fundit është 31 janarit, e PD-ja ashtu si kurse edhe PS janë regjistruar si subjekte zgjedhore në KQZ për zgjedhjet e pjesshme, si edhe kanë propozuar edhe emrat e anëtarëve të KZAZ-ve. LSI-ja ka zgjedhur që të marrë më tepër kohë, duke dorëzuar në KQZ vetëm anëtarët e KZAZ-ve, por pa u regjistruar si subjekt zgjedhore. Është diskutuar mundësia që LSI-ja të bashkëpunojë duke bërë koalicion me Sali Berishën për nxjerrë një kandidatë të përbashkët në 6 Bashkitë. Që Berisha u ka bërë një ftesë aleatëve të Bashës, ky është fakt i pohuar edhe nga kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, (PAA) Agron Duka në Report Tv, por mbetet për t'u parë nëse ky bashkëpunim do të ndodh, nisur edhe nga fakti se ajo që tani më bashkon LSI-në dhe Berishën është inati që kanë kundrejt Lulzim Bashës.

Nga ana tjetër, afati përfundimtar për kandidatët e pavarur data 9 shkurt. Edhe pse ende jo të zyrtarizuar, PS dhe PD kanë zbuluar edhe disa nga emrat që do të propozojë në krye të këtyre bashkive. Në Durrës socialistët do të kandidojnë Emirjana Sako e cila kryen prej dy vitesh funksionin e kryetares, si e komanduar, ndërsa PD do të kandidojë Luan Hotin, aktualisht kryetar i degës.

Ndërkohë për Bashkinë e Shkodrës,  socialistët do të futen në garë me kandidaten Majlinda Angoni,  e cila prej dy vitesh mban detyrën e Prefektës. Ndërsa ende nuk dihet nëse do të rikandidojë Voltana Ademi, e pozicionuar krah Berishës. Në Lushnjë socialistët pritet të kandidojnë kryetaren aktuale Eriselda Sefën, e cila u komandua në post pas arrestimit për korrupsion të Fatos Tushes. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:17
Basha i 'shuan shpresat' Berishës, i çon KQZ vërtetimin e Gjykatës se është ai kryetar i PD

Pas kërkesës së kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, Lulzim Basha ka dërguar vërtetimin e Gjykatës se ai është kryetar i PD-së.

Ora 21:04
Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, pas PS, edhe PD  dërgon në KQZ shkresën për regjistrim

Pas PS-së, Partia Demokratike ka dërguar në KQZ shkresën për regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme lokale të marsit, që do të mbahen në 6 bashki të vendit, Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnje. Po ashtu PD ka dorëzuar edhe propozimet për listën e kandidatëve për anëtarë të KZAZ-ve.

Kërkesa për regjistrimin e PD në zgjedhje

 

Kërkesa për listën e kandidatëve të PD për anëtar të KZAZ-ve
Ora 16:21
Pas PS, LSI dërgon në KQZ propozimet për anëtarët e KZAZ-ve

Pas PS-së, është LSI që ka dorëzuar në KQZ propozimet e saj për anëtarët e KZAZ-ve për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki të vendit që do të zhvillohen më 6 mars. Megjithatë, LSI nuk ka dorëzuar ende kërkesën për t'u regjistruar në këto zgjedhje të pjesshme.

Kërkesa për listën e kandidatëve të LSI për anëtar të KZAZ-ve
I.K/AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD-së, tensione te rruga e Elbasanit! Noka godet me grusht efektivin e policisë

Protesta e PD-së, tensione te rruga e Elbasanit! Noka godet me grusht efektivin e policisë