PS:Drejtoria e Rrugëve dha 65%
të fondeve për mediat e Berishës

PS:Drejtoria e Rrugëve dha 65% <br />të fondeve për mediat e Berishës
TIRANE- Partia Socialiste vijoi dhe sot denoncimin me fakte konkrete të asaj që opozita e cilëson skandal i shpërndarjes së reklamave shtetërore pranë mediave proqeveritare. Deputeti socialist Eduard Shalsi dëshmon ate që nga paratë e shqiptarëve kanë përfituar jo vetem mediat proqeveritare por dhe familjare dhe të afërm të pronarëve të këtyre kompanive mediatike.

Kompania "Promo", pronar i së cilës është vëllai i Aleksandër Frangajt, Eduard Frangaj, ka përfituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugeve 190 mijë dollarë dhe për fondin ka firmosur ministri i Transporteve Sokol Olldashi. "Ndërsa Klani merrte 100% të fondeve të Ministrisë së Mbrojtjes, dhe 80 % të fondeve nga Ministria e Brendshme – vetëm nga Drejtoria Rrugëve grupi mediatik i Sali Berishës përfiton 65% e fondeve të kësaj Drejtorie, dhe të gjitha mediat e tjera, edhe ato ndërkombëtare, përfitojnë 35%", tha Shalsi.

Drejtoria e Rrugëve në Ministrinë e Transporteve përveçse i ka dhënë Rilindjen Demokratike 500 mijë dollarë, atij të “55” 100 mijë dollarë, ”Koha jonë” 200 mijë dollarë, na i paska dhënë dhe Frangajt të vogël plot 190 mijë dollarë. Përveçse kanë marrë nga ministria e Brendshme dhe e Mbrojtjes, për Frangajn e vogël na paskan dalë 190 mijë dollarë nga Drejtoria e Rrugëve.”- deklaroi sot Shalsi në një prononcim për median nga selia rozë, duke bërë publike një dokument zyrtar të nënshkruar nga Olldashi, ku sipas PS faktohet se kompania Promo e Frangajt ka marrë plot 18 milionë e 900 mijë lekë të reja, rreth 190 mijë dollarë.

“Në vend së paku të heshtin dhe më së shumti tu kthenin mbrapsht paratë e gllabëruara padrejtësisht, kanë kurajën të vazhdojnë e të shajnë në mënyrë vulgare.”-shtoi më tej Shalsi.

PROMO SHPK E FRANGAJT MILIARDA NGA BUXHETI

Gjatë gjithë ditëve të kësaj jave, Partia Socialiste ka denoncuar me dokumenta skandalin më të fundit, atë të reklamave shtetërore, të dhëna në favor të "një dore", asaj të kompanisë së vëllait të pronarit të TV Klan e ABC, si dhe gazetës Koha Jonë, Aleksandër Frangajt, subjektit tregtar Promo shpk. Në favor të kësaj kompanie kanë shkuar rreth 2.5 milionë dollarë vetëm nga ministria e Mbrojtjes. Ndërkohë, 4-5 milionë USD sërish në adresë të saj kanë shkuar nga dikasteri i Brendshëm, në një kohë kur përfaqësues të kësaj ministrie ankohen se nuk kanë para për të paguar orët shtesë të policëve, karburant për makinat, makina zjarrfikëse, etj. Ndërkohë, edhe ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale, e cila, sipas opozitarëve, është dikasteri që ka një zyrë (të Punësimit), e cila nuk ka punësuar ende asnjë të papunë deri më sot, një të katërtën e buxhetit të saj mediatik ja jep gjithnjë kompanisë Promo shpk, të grupit Frangaj.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit. Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij

Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit. Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij