Ka hyrë në ditën e tretë greva e nisur nga disa anëtarë të Partisë Socialiste në qytetin e Kukësit.
/Shqiptarja.com
Nga burime brenda grevës për Shqiptarja.com mësohet se anëtarët në fjalë vazhdojnë në jenë të ngujuar brenda selisë së kësaj partie.
Ata kërkojnë që situata të zgjidhet nga kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi dhe Edi Rama.
Anëtarët shprehen se janë kundër delegimit të Safet Gjicit në vend të Mimi Kodhelit në qarkun etyre si dhe kundërshtojnë kryetarin e PS në Kukës Erjon Duraku, pasi sipas tyre janë pjesë e pazareve politike.
s.k/Shqiptarja.com
Foto nga greva e anëtarëve të PS brenda selisë së partisë në Kukës











