Partia Socialiste dhe Partia Demokratike ndahen në qëndrimet e tyre për komisionerët zgjedhorë në komisionet e niveleve të dyta dhe të treta.
Bashkëkryetari i komisionit të reformës zgjedhore Oerd Bylykbahsi tha në një tryezë të organizuar nga KQZ se formula aktuale është e pranueshme për administrimin politik të zgjedhjeve, por duhet shmangur politizimi i këtij procesi, ide kjo që u mbështet edhe nga përfaqësuesi ligjor i PD në KQZ.
“Nuk është problem aspekti i emërimit politik të administratës. Është një nga modelet e mirëpranuara nga OSBE dhe Këshilli i Evropës. Problemi është politizimi. Nuk janë të gjitha komisionet e politizuara” ka thënë Bylykbashi.
Por përfaqësuesi i PS në KQZ Genci Gjoncja tha se, reforma zgjedhore duhet ta parashikojë emërimin e komisionerëve nga KQZ dhe jo më nga politika.
“Mund të ndërtojmë komisione teknikësh që do të administrojnë proceset zgjedhore. Të cilit nivel, ëhstë një cështje që ju do ta diskutoni në komisionin tuaj” ëhstë shprehur Gjoncaj.
“Në përgjithësi, proceset zgjedhore, komisionerët apo edhe administrata zgjedhore nuk kanë vuajtur nga mosnjohja e procesit” ka thënë Kosovrasti.
Për komisionerët politikë në procesin zgjedhor u ngritën si shqetësim edhe nga kryetarja e KQZ Lefteri Luzi.
“Administrimi i zgjedhjeve demokratike në 25 vite është histori progresi. Administrimi zgjedhor sigurisht shfaq ende probleme që vijnë jo vetëm si shkak i mungesës së profesionalizmit, por edhe për shkak të politizimit të administratës zgjedhore të nivelit të dytë dhe të tretë” u shpreh Luzi
Që në momentin kur u çel diskutimi për reformën zgjedhore partitë e vogla u angazhuan me kërkesat e tyre, ndër të cilat është edhe depolitizimi i komisioneve zgjedhore.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com