PS e Sarandës kundër Kokëdhimës:
Nuk jemi pjesë e asnjë lëvizje

PS e Sarandës kundër Kokëdhimës:<br />Nuk jemi pjesë e asnjë lëvizje
Strukturat e Partisë Socialiste Dega Sarandë kanë refuzuar ftesat e ish-deputetit Koço Kokëdhima për tu bërë pjesë e turit të tij në kuadër të lëvizjes brenda forcës kryesore politike të mazhorancës. Kokëdhima kishte njoftuar se do të mbante ditën e djeshme një takim me strukturat e degës së Sarandës por aty nuk ka qenë i pranishëm asnjë prej drejtuesve lokale të Partisë Socialiste. Arsyet e refuzimit i ka bërë të qarta kryetarja e Degës së Sarandës Jonida Abduli përmes një komenti të publikuar në faqen zyrtare të partisë në rrjetin social Facebook.

Me lejoni që në kuadër të transparencës dhe informimit të gjithë anëtarësisë dhe opinionit publik të sqaroj se strukturat drejtuese të Partisë Socialiste dega Sarandë nuk janë bërë dhe nuk do të bëhen për asnjë moment pjesë e asnjë takimi apo lëvizjeje që shkon në të kundërtën e angazhimeve dhe prioriteteve të përcaktuara nga Kryesia qendrore e Partisë Socialiste të Shqipërisë”, shkruan Abduli.

Sipas saj, anëtarësia dhe strukturat e të gjitha niveleve në Partinë Socialiste Dega Sarandë janë të angazhuara plotësisht për fuqizimin e kësaj force politike dhe bashkimin e të gjithë aktorëve e faktorëve me synimin e vetëm garantimin e një rezultati sa më pozitiv në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2017.

“Shpreh bindjen e plotë se çdo përpjekje tjetër për të shfokusuar vëmendjen e anëtarësisë është e pavend dhe do të dëmtonte interesat e Partisë Socialiste. Jam e sigurt se anëtarësia e Partisë Socialiste Dega Sarandë do të jetë e bashkuar për të korrur një fitore spektakolare në zgjedhjet e ardhshme parlamentare!”, përfundon mesazhi.

Saranda konsiderohej si baza më e fortë e Kokëdhimës në ish-zonën e tij zgjedhore, por refuzimi i marrë prej strukturave lokale tregon se tashmë lëvizja e lajmëruar prej tij ka hasur në gozhdë dhe po dështon që në nisje.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Gjermani/ Karuseli përfshihet nga flakët gjatë një festivali, 20 të plagosur (VIDEO)

Gjermani/ Karuseli përfshihet nga flakët gjatë një festivali, 20 të plagosur (VIDEO)