Partia Socialiste ndryshe nga partitë e tjera në vend vijon fushatën elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit.

Në këtë vijimësi, ditën e sotme ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka qenë e pranishme në njësinë 7 të kryeqytetit ku ka zhvilluar një dialog të zgjeruar me banorët e kësaj zone.

Ajo ka shkëmbyer një serë bashkëbisedimesh me grupmosha të ndryshme, ku ka dëgjuar shqetësimet, sugjerimet por edhe vlerësimet e tyre.

Teksa thekson rëndësinë e datës së zgjedhjeve, Gjonaj siguron se prespektiva e qytetarëve gjendet përpara.

“U mblodhëm të gjithë bashkë në sheshin pranë  Shkollës “Dhora Leka” në Njësinë 7, ku flasin vetë si dëshmi punët konkrete të bëra nga BashkiaTiranë. Fokusi kryesor i punëve të mira në këtë zonë ka qenë për gjeneratën e ardhshme të qytetit, fëmijët. Edhe më shumë besim se ditët më të mira janë përpara!”- nënvizon ministrja Gjonaj në rrjetin social Facebook.