PS edhe fushatën e organizon 
sipas ndarjes së re territoriale

PS edhe fushatën e organizon <br />sipas ndarjes së re territoriale
TIRANE- Partia Socialiste ka nisur prej dy javësh organizimin për zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Sipas burimeve brenda PS, bëhet e ditur se me udhëzim të kryetarit të PS-së dhe kryeministrit Edi Rama, fushata ka nisur duke ju përmbajtur plotësisht ndarjes së re territoriale të miratuar nga mazhoranca.

Kështu prej dy javësh, PS ka dërguar një shkresë zyrtare për strukturat socialiste në rrethe në të cilën udhëzon që përgatitjet në zgjedhjet lokale të nisin nga njësia më e vogël administrative sipas hartës së re. Kështu sipas burimeve në selinë rozë, mësohet se që pas shpërndarjes së udhëzimit në të gjitha qarqet e vendit ka nisur organizimi në njësitë më të vogla, të cilat sipas ndarjes së re janë lagjet. Në ligjin e ndarjes së re territoriale, thuhet shprehimisht se “Qytetet mund të ndahen në njësi më të vogla që quhen lagje dhe një lagje mund të krijohet vetëm në territore me mbi 20 mijë banorë”.

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë