Jo ndarje të re territoriale, Balla: Më 14 maj do të votohet në 61 bashki! Fasha 800 kWh me shumë mundësi nuk aplikohet as në nëntor

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla pas përfundimit të mbledhjes është shprehur i prerë se Shqipëria më 14 maj do të votojë në 61 bashki. 

“Shqipëria më 14 maj do të votojë në 61 bashki. Ne kemi pasur bisedime me drejtuesit e PD-së, ku kemi diskutuar në bazën e disa parimeve. Propozimi im për kryetarin Alibeaj është që ne të diskutojmë në dobi të asajqë thamë. Nuk duhet të jetë numri i bashkive kusht themelor i diskutimeve, por me rëndësi duhet të jetë shërbimi sa më i mirë në dobi të qytetarëve.  Ky proces duhet të vijojë. Nuk gjetëm dot asnjë qasje të përbashkët përsa i përket numrit, por duhet të vazhdojmë këtë punë që kemi nisur”, u shpreh Balla

Ndërkohë që Balla tha se fasha 800 kWh për çmimin e energjisë për konsumatorët familjarë, më shumë mundësi nuk do të aplikohet as në muajin nëntor. Ai shtoi se qeveria ka vendosur që ta shtyjë fashën, si edhe ka njoftuar për këtë vendim edhe Entin Rregullator.

Ndonëse moti nuk ka qenë në favor të situatës hidrike në vendin tonë, Balla tha se fasha u shty pasi ka pasur një mirëmenaxhim të situatës energjetike, si edhe një ndërgjegjësim të qytetarëve të cilët kanë kursyer energjinë. Balla theksoi se ky vendim mbetet i rishikueshëm dhe nëse do të ketë një përkeqësim të situatës energjetike në vend, mund edhe të aplikohet fasha.

“Shtyrjen edhe për muajin nëntor, edhe pse shi s’ka pasur asnjë pikë, qeveria ka vendosur se për shkak të mirëadministrimit dhe ndërgjegjes së qytetarëve shqiptarë që kanë dhënë efektet e para të uljes së shpenzimet të energjisë. Jemi ndër vendet e vetme, ku qeveria vazhdon të subvencionojë 80% të faturës. Nuk është e vërtetë. Është një opsion, por qeveria ka njoftuar në kohë Entin Rregullator se nuk do aplikohet”, tha Balla.

Nëse do të vendoset çmimi i ri familjarët që kalojnë fashën 800 kilovat do të paguanin 42 lekë kilovatin. Ndërkohë, çmimi për kilovat nën fashën 800 kw do të vijojë të jetë 9.5 lekë kilovati. Nga kjo masë e marrë për kursimin e energjisë nuk do të preket biznesi i vogël, i cili do të vijojë ta paguajë energjinë me çmimin aktual 9.5 lekë kilovat, fasha mbrojtëse. 

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës