PS, Felaj: Për Boden 1.3 mld $
e larguara janë fara luledielli

TIRANE- Deputetja socialiste Ermonela Felaj akuzoi sot ministrin e Financave Ridvan Bode se po tenton të manipulojë të dhënat raportit të Global Financial Integrity ku thuhej se 1.3 miliardë dollarë janë larguar nga Shqipëria në mënyrë të paligjshme.

“Rapoti flet qartë se vetëm në vitin 2005, kur kjo qeveri erdhi në pushtet me moton “duart e pastra” nisën të dalin nga Shqipëria miliona euro. Vetëm në 2008 dolën 408 milionë dollarë, ndërsa mesatarja vjetore është 1. 3 miliardë dollarë. Është e turpshme që ministri i Financave tenton të manipulojë të dhënat e raportit”- deklaroi sot Ermonela Felaj në një prononcim nga selia rozë.

Sipas Felajt Bode flet për largimin jashtë Shqipërisë të 1.3 miliardë dollarëve njësoj si të ishin “fara luledielli”.

 “Sa rrugë, çerdhe e kopshte, e shkolla mund të bëheshin me këto para?! Do ulej varfëria e stimulohej rritja ekomike”- tha Felaj, duke bërë thirrje për një rilindje vitin e ardshëm.

“Kur 95 % e shqiptarëve mesi shtyjnë muajin dhe një klikë depoziton miliarda jashtë vendit nuk mund të vazhdojë. 2013 do të jetë vit i ndryshimit që do i sjellë më shumë siguri, rritje ekonomike e drejtësi vendit” - tha Felaj.

Sipas PS ministri i Financave tentoi të justifikohej duke thënë se nuk ka korrupsion dhe se gjithçka është abuzim i opozitës. "Ne duam t'i përgjigjemi me raporte ndërkombëtare. TIA, renditi Shqipërinë mes vendeve të korruptuara mes Etiopisë dhe Nigerisë. Raporti më i fundit i GFI, ku vitet e fundit kanë dalë me llogari të fshehta jashtë vendit 1.3 mld dollarë”- tha Felaj.

Reagimi i PS-së vjen një ditë pasi ministri i Financave Ridvan Bode akuzoi opozitën se po kërkon të denigrojë vendin. Ai pranoi shifrën 1.3 miliardë dollarë që janë laguar nga Shqipëria, por shton se raporti nuk flet për një pozicionim negativ të Shqipërisë, pasi, në listën me 143 vende, ne ndodhemi në vend të 106, duke pasur para nesh vende të tjera dhe më të zhvilluar, si Serbia që ndodhet në vendin 16 me transferta prej 5 miliardë dollarësh në vit, Bullgaria me 1.5 miliardë, Kroacia me 1.5 miliardë, Mali i Zi me 1 miliardë në vit, etj.

Pak ditë pasi Transparency International Albania, në indeksin e perceptimit të korrupsionit për vitin 2012, renditi Shqipërinë si një vend që nuk ka përparuar, GFI tha se 60% e parave të larguara vijnë nga evazioni, 35% nga krimi dhe 5% nga korrupsioni.

(Redaksia online)
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Çelet Vila 31 si rezidencë për artin, Rama me batuta: Në qendrën e arteve në Paris më vunë gjobë se bëra me bojë parketin! Duhet të kemi edhe ne gjoba të tilla

Çelet Vila 31 si rezidencë për artin, Rama me batuta: Në qendrën e arteve në Paris më vunë gjobë se bëra me bojë parketin! Duhet të kemi edhe ne gjoba të tilla