PS feston 27-vjetorin pa Ramën, Veliajn e Tahirin, Balla: Jemi forca e ndryshimit Europian të Shqipërisë

PS feston 27-vjetorin pa Ramën, Veliajn e Tahirin, Balla: Jemi forca e ndryshimit Europian të Shqipërisë

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla

PS kremton 27-vjetorin e themelimit në një ceremoni të organizuar në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë. Në një festë ku mungoi kryeministri Edi Rama për shkak të axhendës së qeverisë në Durrës, por të pranishëm ishin themelues dhe figura të rëndësishme me kontribute ndër vite në PS.

Një tjetër mungesë ishte edhe ajo e ish-kryetarit të PS për Tiranën, njëherazi ish-ministër i Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili zgjodhi të urojë përmes rrjeteve sociale. Gjithashtu, ra në sy edhe mungesa e kryebashkiakut të Tiranë, Erion Veliaj. 

Nga figurat e vjetra socialiste morën pjesë Valentina Leskaj, Et'hem Ruka dhe Petro Koçi. Ndërsa për forcat politike të opozitës këtë përvjetor të PS-së nuk ka pasur ftesa dhe për rrjedhojë as nga PD, por as edhe nga LSI, nuk ka pasur asnjë përfaqësues.

Deputeti socialist shtoi se për 27 vite PS ka kontributin e saj në ndryshimin e Shqipërisë, duke ndryshuar edhe veten, duke u bërë partner të rëndësishëm të NATO-s, Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sot beteja jonë është: të shtrojmë rrugën finale drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke e bërë Shqipërinë pjesë reale të Europës. Po përse duhet jenë krenarë socialistët shqiptarë sot? Çdo socialist është krenar para qytetarëve shqiptarë, si kontribues i madh i modernizmit të Shqipërisë. Socialistët nxorën Shqipërinë nga bataku ku e zhyti Sali Berisha në vitin 1997. 

Socialistët gjetën një vend në duar të bandave, mijëra kreditorë të falimentuar dhe një shtet me institucione të djegura dhe i dorëzuan pas tetë viteve kundërshtarëve të vet, një shtet të qëndrueshëm, që kishte hedhur hapat më të rëndësishme në integrimin drejt BE-së e NATO-s, si dhe kishte fuqizuar raportet me SHBA-në, të cilat i gjeti nën pikën zero.

Socialistët janë krenarë që përballuan duke qenë në qeverisje luftën çlirimtare te Kosovës dhe 1 milion refugjatë në një vend të varfër, duke u bërë kështu faktori mbështetës në suksesin e betejës së Perëndimit në Kosovë. Socialistët shqiptarë janë krenarë që në vitet 2000 u bënë transformuesit e mëdhenj të Tiranës, kryeqytetit të mbushur me kioska dhe plehra, duke i dhënë atij një fytyrë europiane dhe duke e kthyer në shembull transformimi për Shqipërinë.

Socialistët janë krenarë, se ringritën shtetin shqiptar nga humnera e krizës ekonomike dhe nga përzierja e familjes me shtetin, ishte koha kur shteti hidhte në erë një fshat të tërë dhe kur shteti qëllonte protestuesit me plumba në mes të sheshit. Socialistët shqiptarë janë krenarë që u rikthyen me dinjitet në drejtim të vendit në vitin 2013, duke hedhur hapin final të marrjes së ftesës për vend kandidat për anëtar të Bashkimit Europian dhe sot jemi në prag të vendimit final për hapjen e negociatave.

Socialistët shqiptarë janë krenarë që kanë transformuar çdo qytet të Shqipërisë, çdo qendër të madhe urbane të saj, duke e rilindur dhe duke e bërë Shqipërinë të jetueshme në çdo skaj të saj. Socialistët shqiptarë janë po aq krenarë që me rikthimin tonë në krye të Bashkisë Tiranës, kryeqyteti i cili rrezikonte të asfiksohej nën “gërhimat e gjumit” të Lulzim Bashës, sot po kthehet në destinacionet kryesore europiane të turizmit me imazhin e një qyteti modern.

Socialistët janë krenarë për reformën e thellë të sistemit të drejtësisë, për standardin e demokracisë që i kanë dhënë këtij vendi, për betejat shembullore demokratike brenda nesh dhe me kundërshtarët, për civilizimin që shfaqim në debatet publike dhe mbi të gjitha, për shpresën që mbajmë ende ndezur në këtë vend, të cilin një bandë mjeranësh kërkojnë ta marrin peng për interesa të tyre.

Socialistët shqiptarë janë po ashtu krenarë para shqiptarëve që u kanë dhënë si Kryeministër një emër të nderuar në politikën europiane dhe rajonale, një udhëheqës, që e nderon Shqipërinë kudo që e përfaqëson, EDI RAMËN. Ndaj pas 27 vitesh, jemi më kokë lart dhe më të bindur se kurrë, se jemi forca e ndryshimit Europian të Shqipërisë.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar socialist

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:51
Ditëlindja e PS, Veliaj: E vetmja forcë progresive që bën shtet, qytet, e Europë në Shqipëri

Në këtë 27-vjetor të Partisë Sociaslistë, nuk ka munguar urimi i veçantë i Kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Teksa uron ditëlindjen, Veliaj shkruan se PS nuk është veç një bashkim politik, por e vetmja forcë progresive që bën shtet, qytet, e Europë në Shqipëri. 

“GEZUAR DITELINDJEN! @psocialiste nuk eshte veç nje bashkim politik, por e vetmja force progresive qe ben shtet, qytet, e Europe ne Shqiperi! E kane provuar keto 27 vite te shkuara, do ta provojne dhjetëra te tjere qe do te vijne! Perqafime nga zemra!

Urimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taulanti: 14/06/2018 01:53

    Urime bandes kriminale te droges qe quhet PS qe moren ne qafe kete popull , me qindra te vrare e te vdekur si PASOJE PERDORIM dhe TRAFIKIM-KULTIVUES TE DROGES

    Përgjigju
  • zoti: 13/06/2018 07:37

    P.S.& P.K komunistin kriminelin qe shkaterroj shqiperine e keni ne gjirin tuaj se bashku me femijet e komunistave dhe spiunave te sigurimit qe jane ne P.D.

    Përgjigju
  • PS&PK.: 12/06/2018 23:40

    JU firmoset KUNDRA AMERIKES o HIPOKRITE!!JU KOMUNISTET !! SA VRASES KENI NE FOLETE TUAJA ??? NE CDO 100 ANETARE 120 JANE MAFIOZE QE KENI 127 VJET QE NDERZENI FAREN E HIDHUR TE TURQIZIMIT .E BETE INVENTARIN SA XHAMI DUHET TE NGRINI ?? 10 PER CDO 11 HOXHALLARE ?? ORGANIZONI CA NDESHJE CILA SKUADER DO JETE FITUESE 'ME TRAJNER ARMANDO DUKEN VANGJUSH DAKON DHE BAFTJAR LEJE NDERTIMI ZEQON APO FATMIR TAHIR XHAFEN .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Protesta tek bashkia e Tiranës, ekspertët e grupit hetimor mbledhin provat

Protesta tek bashkia e Tiranës, ekspertët e grupit hetimor mbledhin provat