
Deputetja e LSI-së Erisa Xhixho dhe sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari kanë marrë pjesë në ditëlindjen e Partisë Socialiste. Siç shihet edhe nga fotot e siguruara nga Report Tv, dy perfaqësuesit e LSI-së i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së organizatorëve për të marrë pjesë në festë, ndërsa kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, nuk ka pranuar ftesën për të qenë pjesë e organizimit të PS për ditëlindjen e 31.
Lajmi kryesor:
PS feston 31-vjetorin e themelimit! Bëhen bashkë të gjithë figurat që kanë kontribuar ndër vite! Festës i bashkohet edhe Xhixho e Braimllari nga LSI si dhe Agron Duka












