PS fiton bindshëm edhe në Rrogozhinë, Veliaj: Fitoi filozofia jonë, e punës dhe jo e sherrit

Partia Socialiste fitoi bindshëm edhe në Rrogozhinë, ku kandidati Edison Memolla mori 5348 vota, duke lënë kështu pas me një diferencë të thellë, kandidatin e Partisë Demokratike dhe kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”. Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, në një dalje për mediat nga selia e PS-së, tha se tashmë rezultati është i qartë dhe se në Rrogozhinë ka shumë punë për të bërë, ndërsa shtoi se të gjithë qytetarëve do t’u shërbehet pa diferencime.

“Bashkia e Rrogozhinës ka votuar në mënyrë masive për Partinë Socialiste dhe Edison Memollën. Kemi fituar mbi 60% të votave dhe më shumë se të dy kandidatët e opozitës së bashku. Dua të falenderoj me gjithë zemër të gjithë anëtarët, simpatizantët, votuesit e Partisë Socialiste në Rrogozhinë, në Lekaj, në Sinaballaj dhe në Kryevidh e Gosë. Për të gjithë ata që nuk votuan PS, u them se do u shërbejmë të gjithëve me të njëjtin përkushtim. Do të vijojmë projektet tona në Rrogozhinë, do të vendosemi në dispozicion me kohë të plotë për qytetarët e Rrogozhinës. Besoj se nuk kemi lënë asnjë hapësirë që të mendohej se një koalicion do të mundte PS. Ne duhet të ecim përpara në rrugë bashkëpunimi”, u shpreh Veliaj.

Për kundërshtarët politikë, Veliaj tha se filozofia që ka inkurajuar PS është ndryshe nga ajo e partive të tjera, që mbjellin sherr dhe konflikt.

“Fitorja në Vorë me rreth 70% dhe fitorja në Rrogozhinë me mbi 60% tregon se nuk kemi lënë asnjë hapësirë për të menduar se një koalicion ose një bashkim i partive të djathta do të mundte Partinë Socialiste. Por, thelbi është që filozofia që kemi inkurajuar si në Vorë, edhe në Rrogozhinë, ka qenë filozofia e atyre që shërbejnë me përulësi, që nuk mbjellin sherr e konflikt, që mendojnë se puna është më e mirë se dhuna, bashkimi i njerëzve është më i dobishëm sesa përçarja. Ndaj, shpresoj që kolegët e tjerë ta lexojnë këtë mesazh. Dua të falënderoj kolegët e opozitës, dy kandidatët në Rrogozhinë kanë bërë një fushatë civile e të qetë. E thashë edhe dje, as zonja Duma, as zonja Tabaku, nuk janë armiqtë tanë, janë kundërshtarë në betejë, por tani që beteja ka mbaruar, na duhet të ecim përpara”, nënvizoi Veliaj.

Partia Socialiste fitoi bindshëm edhe në Vorë me kandidatin Blerim Shera i cili mori 7530 vota, ndërsa përballë tij ishte kandidati i PD-së Ymer Marku i cili mori 687, ndërsa nga koalicioni ‘Shtëpia e lirisë’ ishte Lulzim Vrana mori 2598 vota.


Lajmi kryesor:

PS fiton deri tani 5 bashki, Veliaj: Do t’u shërbejmë qytetarëve pa diferencime! Balla: Në Lushnjë të nisim menjëherë nga puna


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cabaj: 08/03/2022 18:51

    Te lumte njeshi. E dija qe do fitohej rrogozhina, sepse fute duart e “arta” ti. Amon kur do dalesh nga hija e Rames dhe ta shikoje bota se cfare niveli mund te arrije partia dhe shoqeria kur ka ne krye nje njesh si ti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët