PS fiton deri tani 5 bashki, Veliaj: Do t’u shërbejmë qytetarëve pa diferencime! Balla: Në Lushnjë të nisim menjëherë nga puna

PS fiton deri tani 5 bashki, Veliaj: Do t’u shërbejmë qytetarëve pa diferencime! Balla: Në Lushnjë të nisim menjëherë nga puna

Partia Socialiste korri një fitore tjetër në zgjedhjet e pjeshme lokale të 6 marsit. Socialistët kanë fituar 5 bashki, bashkinë e Vorës, Rrogozhinës, Lushnjës, Dibrës dhe Durrësit. Ndërsa në Shkodër kryeson kandidati i Sali Berishës, Bardh Spahia.

Pas fitimit të bashkive, ka ardhur edhe reagimi i socialistëve. Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, në një dalje për mediat nga selia e PS-së, duke ju referuar fitores së kandidatit të PS-së, në Rrogozhinë Edison Memollës. Veliaj tha se tashmë rezultati është i qartë dhe se në Rrogozhinë ka shumë punë për të bërë, ndërsa shtoi se të gjithë qytetarëve do t’u shërbehet pa diferencime.

Ndërsa drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Fierit, Taulant Balla ka falenderuar votuesit në Lushnjë për zgjedhjen e Eriselda Sefës në krye të bashkisë, teksa ka thekuar se do të nisin nga puna.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:14
Kandidatja e PS fiton bindshëm në Lushnjë, Balla: Puna fillon menjëherë

 

Pas shpalljes së fitores së zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6-marsit, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla ndërsa i uroi suksese kandidates Eriselda Sefa, vuri theksin se çdo premtim i fushatës do të bëhet realitet.

“Faleminderit popullit të Lushnjes për këtë votë që nuk ka nevojë vetëm për shumë respekt të cilin do e bëjmë nëpërmjet punës duke ja kthyer respektin gjithë qyetarëve. Puna do të fillojnë menjëherë, Lushnja do të kthehet në një kantjer ndëtimi dhe ne do të vazhdojmë pa ndërprerje, do të vazhdojmë me çështjet që lidhen me bujqësinë, tek invetimet që lidhen me infrastrukturën dhe Lushnja e Kongresit do të marr vendin që i takon për numrin e investimeve që duhen për këtë Bashki”, theksoi Balla.

Ora 12:12
Eriselda Sefa zgjidhet kryetare e bashkisë Lushnjë, Gjiknuri: Votëbesimi i tyre është obligim i shtuar për të çuar deri në fund punët e nisura

1646591672_DAMIANGJIKNURI.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka falenderuar votuesit për fitoren në Bashkinë e Lushnjës. Ai shkruan se kjo është një detyrim për të vijuar me punët e bëra. 

"Qytetarët e Lushnjes vendosën që Eriselda Sefa të vijojë drejtimin e Bashkisë. Votëbesimi i tyre është obligim i shtuar për të çuar deri në fund punët e nisura", tha Gjiknuri.

Ora 10:39
PS fiton bindshëm edhe në Rrogozhinë, Veliaj: Fitoi filozofia jonë, e punës dhe jo e sherrit

Partia Socialiste fitoi bindshëm edhe në Rrogozhinë, ku kandidati Edison Memolla mori 5348 vota, duke lënë kështu pas me një diferencë të thellë, kandidatin e Partisë Demokratike dhe kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”. Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, në një dalje për mediat nga selia e PS-së, tha se tashmë rezultati është i qartë dhe se në Rrogozhinë ka shumë punë për të bërë, ndërsa shtoi se të gjithë qytetarëve do t’u shërbehet pa diferencime.

“Bashkia e Rrogozhinës ka votuar në mënyrë masive për Partinë Socialiste dhe Edison Memollën. Kemi fituar mbi 60% të votave dhe më shumë se të dy kandidatët e opozitës së bashku. Dua të falenderoj me gjithë zemër të gjithë anëtarët, simpatizantët, votuesit e Partisë Socialiste në Rrogozhinë, në Lekaj, në Sinaballaj dhe në Kryevidh e Gosë. Për të gjithë ata që nuk votuan PS, u them se do u shërbejmë të gjithëve me të njëjtin përkushtim. Do të vijojmë projektet tona në Rrogozhinë, do të vendosemi në dispozicion me kohë të plotë për qytetarët e Rrogozhinës. Besoj se nuk kemi lënë asnjë hapësirë që të mendohej se një koalicion do të mundte PS. Ne duhet të ecim përpara në rrugë bashkëpunimi”, u shpreh Veliaj.

Për kundërshtarët politikë, Veliaj tha se filozofia që ka inkurajuar PS është ndryshe nga ajo e partive të tjera, që mbjellin sherr dhe konflikt.

“Fitorja në Vorë me rreth 70% dhe fitorja në Rrogozhinë me mbi 60% tregon se nuk kemi lënë asnjë hapësirë për të menduar se një koalicion ose një bashkim i partive të djathta do të mundte Partinë Socialiste. Por, thelbi është që filozofia që kemi inkurajuar si në Vorë, edhe në Rrogozhinë, ka qenë filozofia e atyre që shërbejnë me përulësi, që nuk mbjellin sherr e konflikt, që mendojnë se puna është më e mirë se dhuna, bashkimi i njerëzve është më i dobishëm sesa përçarja. Ndaj, shpresoj që kolegët e tjerë ta lexojnë këtë mesazh. Dua të falënderoj kolegët e opozitës, dy kandidatët në Rrogozhinë kanë bërë një fushatë civile e të qetë. E thashë edhe dje, as zonja Duma, as zonja Tabaku, nuk janë armiqtë tanë, janë kundërshtarë në betejë, por tani që beteja ka mbaruar, na duhet të ecim përpara”, nënvizoi Veliaj.

Partia Socialiste fitoi bindshëm edhe në Vorë me kandidatin Blerim Shera i cili mori 7530 vota, ndërsa përballë tij ishte kandidati i PD-së Ymer Marku i cili mori 687, ndërsa nga koalicioni ‘Shtëpia e lirisë’ ishte Lulzim Vrana mori 2598 vota.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Sot Champions League, Milan dhe Barcelona e kanë të lehtë në letër! Inter e City në shtëpi, spikat Bayern Munich - PSG

Sot Champions League, Milan dhe Barcelona e kanë të lehtë në letër! Inter e City në shtëpi, spikat Bayern Munich - PSG