PS freskon anëtarësinë, ikin
jo aktivët, objektivi 150 mijë

PS freskon anëtarësinë, ikin<br />jo aktivët, objektivi 150 mijë
TIRANE- Synimi i Partisë Socialiste është që vitin tjetër, 25 vjetorin e saj ta festojë me një anëtarësi prej 150 mijë vetash. Për këtë arsye, e gjithë anëtarësia e PS-së do të rifreskohet. Në udhëzimin që Gramoz Rucci u ka dorëzuar dje anëtarëve të Asamblesë, thuhet se “duhet të vihen në lëvizje të gjitha forcat aktive për të realizuar objektiva e aksionit për anëtarësimet e reja”. Aksioni politik i organizimit kombëtar për shtimin dhe rifreskimin e anëtarësisë së partisë do të shoqërohet dhe me riorganizimin e strukturave të Forumit Rinor FRESSH, dhe Forumit të Gruas FGS.

Asambleja vendosi që procesi i pranimeve të reja, të paraprihet domosdoshmërish me identifikimin e anëtarësisë aktuale për çdo organizatë socialiste. Udhëzimi lë për detyrë të evidentohen anëtarët e partisë që janë larguar për arsye të ndryshme, ata që janë aktivë në dy zgjedhjet e fundit, si dhe ata që janë inaktivë për shkak të moshës, vendbanimit, apo ndryshimeve të punës. Pas verifikimeve do të bëhet pastrimi i anëtarësisë, duke hequr personat që nuk janë më pjesë e partisë dhe do të bëhet rakordimi i regjistrit të anëtarësisë për çdo organizatë e bashki.

Detyrë tjetër e drejtuesve aktualë të degëve të partive, është evidentimi i anëtarësie për çdo qendër votimi, për të parë se në sa zona nuk mbulohet me organizatë partie njësia, ku ato janë inekzistente, dhe ku duhen ngritur, apo riorganizuar. PS kërkon nga degët evidentimin e çdo emergjence ku ka nevojë për korrigjime. Lihet si detyrë që pas verifikimit, të kryhet një regjistër i saktë dhe i pastër i anëtarësia për çdo bashki. Ky proces duhet të kruhet brenda muajit shtator që në fund të këtij muaji, PS të ketë një databasë aktuale të anëtarësisë së saj, si dhe në forumin e grave dhe të rinjve.

“Po ashtu duhet një listë me probleme për çdo bashki,  në bazë të së cilës të hartohen problemet konkrete të punës me afate e persona konkretë që do të ndjekin organizatën apo bashkinë dhe qarkun. Në fund të këtij procesi ne duhet të krijojmë: bazën e të dhënave elektronike të anëtarësisë së PS në nivel vendor e qendror, të strukturave dhe përkrahësve. Duhet të pajisim çdo anëtar të partisë me kartën vjetore të anëtarësisë, si dhe të krijojmë databasën e të dhënave elektronike për FRESSH, e FGS,”-thuhet në udhëzimin që kreu i asamblesë, Gramoz Ruci, u ka shpërndarë anëtarëve të Asamblesë Socialiste.

Udhëzimi vijon më tej kur thotë se aksioni për pranimet e reja duhet të synojë shtrirjen kapilare të organizatës socialiste në çdo cep të vendit. Ruci sugjeron që aksioni për pranimet e reja të përmirësojë situatën gjinore e moshore të anëtarësisë së partisë, ku sugjeron hapjen e dyerve për më shumë gra dhe të rinj në organizatat socialiste.

Duke vlerësuar kontributin elektoral të këtyre dy grupeve në zgjedhjet e fundit,  synohet aderimi i sa më shumë përfaqësuesve të këtij kontingjenti. Krahas zgjerimit të radhëve të anëtarësisë së saj, PS kërkon që ky proces të shoqërohet edhe me evidentimin  personave të përgjegjshëm, të cilët do të jenë të aftë për të ndërmarrë përgjegjësi elektorale, dhe për të arritur objektivat e vendosura nga qendra.
 
 
Rama/Të përpunojmë kuadrin ligjor për zgjedhjet e 2017-ës
PS kërkon përfshirjen e emigrantëve në votime

Partia Socialiste do të përgatitë një kuadër ligjor që tu mundësojë emigrantëve shqiptarë nëpër botë të votojnë atje ku ndodhen. Kryeministri Rama tha se synimi i hershëm i PS-së dhe LSI-së ka qenë përfshirja në votime dhe e emigrantëve për vitin 2017. Nëse kjo nuk do të bëhet e mundur për këto zgjedhje, Rama tha se do të punohet kuadri ligjor që kjo e drejtë të mundësohet sa më shpejt të jetë e mundur. “Është e sigurt se jemi impenjuar dhe do vazhdojmë të impenjohemi për ti dhënë emigrantëve të drejtën e votës.

PS do vazhdojë të shtrihet jashtë vendit, dhe në ato zona më intensive ku ka shqiptarë. Ky proces do ketë në fokus një shtrirje dhe zgjerim i organizatave ekzistuese dhe shtrirje kapilare të organizatave. Koha e organizatave të ndërtuara në bazë pallati apo tarafi duhet të marrë fund. organizata duhet të shtrihet në të gjithë territorin e votimi. Edhe në funksion të procesit m e rritjen e anëtarësimeve dhe gjithpërfshirjen e forumit socialist,. Pjesë e këtij procesi duhet të jetë dhe Fondacioni Qemal Stafa. Rëndësi e dorës së parë ka zbatimi i një platforme të detajuar.

Historia e përfshirjes së grave në politikë është një mesazh për ti dhënë fund bllokimit absurd për mos tu dhënë atyre mundësi. në këtë pikë do jemi të angazhuar dhe mos të bëjmë kompromise me cilësinë që duhet të ketë barazia gjinore në organizatë”, - tha Ram në përfundim të fjalës së tij. Si të gjitha strukturat e tjera të Partisë Socialiste, edhe degët e saj në emigracion do të rifreskohen. Ato do të kenë të drejtë të përfaqësohen me delegatë në Kongresin Zgjedhor të janarit të ardhshëm, me normën e përfaqësimit 1 delegat për 200 anëtarë. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 19 Korrik 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS