TIRANE- Partia Socialiste reagoi sot në lidhje me të ardhurat financiare të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani. Në një prononcim për median, nga selia rozë deputetja Mimi Kodheli tha se asgjë nuk e justifikon pagën e lartë të tij.
“Guvernatori i Shqipërisë rezulton të jetë më i paguari në raport me të ardhurat për frymë. Në një kohë që Banka Botërore deklaron se shumica e shqiptarëve jeton më pak se 5 dollarë në ditë, Guvernatorit i duket normale të shpenzojë miliarda lekë për ekipin e volejbollit.”- tha zonja Kodheli.
Edhe në studion e TV A1 Report zonja Kodheli i quajti “ekstra shpenzime” ato të BSH. “Ne po përjetojmë një krizë. Në këto kushte shpenzime astronomike. Është normale që nuk mund të paguhesh në vlerën e një guvernatori më të zhvilluar kur vendi jotë është i varfër dhe përballet në krizë”
Më tej deputetja PS akuzoi Berishën se po tallet me popullin dhe po shet pasuritë kombëtare për të mbuluar gropën e zezë të borxheve. “Në një kohë që qindra mijëra shqiptarë nuk ia dalin të mbyllin muajin dhe Shqipëria është e gjitha në flakë kryeministri tregon rritjen e ekonomisë”. “Për të mbushur gropën e zezë të financave Berisha ka nxjerrë kombin në shitje, Në 100 vjetorin e pavarësisë. Berisha parashikon të shesë pronën publike dhe mbi 500 objekteve dhe aseteve publike”
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com