TIRANË - Partia Socialiste ka ndezur motorët elektoral, duke filluar përgatitjet për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Për të filluar rigjallërimin e strukturave, kryeministri Edi Rama ka filluar takimet me deputet e disa prej qarqeve kryesore, ku ditët e sotme është takuar me deputetë të 5 qarqeve të ndryshme të vendit.
Fillimisht në orët e para të mëngjesit zoti Rama është takuar me deputetët e qarkut të Gjirokastrës, Vlorës dhe qytetit të Durrësit, takim që mësohet ka zgjatur rreth 40 minuta, dhe është zhvilluar në ambientet e kryeministrisë.
Burime për A1 Report, sqarojnë se nuk është folur për emra konkret për kandidatë , por vetëm për riorganizimin e partisë për të përballuar këtë sfidë elektorale.
Ku Rama ka kërkuar angazhim maksimal nga deputetët. Më pas takimet e zotit Rama vijuan me deputetet e qarkut të Fierit dhe Beratit. Në të gjitha takimet i pranishëm ka qenë edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com