PS, Gramoz Ruçi: Çështja e
imuniteteve në shtato

PS, Gramoz Ruçi: Çështja e <br />imuniteteve në shtato
PS kërkon që cështja e imunitetit t’i lihet për shqyrtim sesionit të ri parlamentar që nis në shtator dhe jo në 6 gusht. Top Channel ka siguruar një letër të kreut të Grupit PS gramoz Ruci drejtuar ndërkombëtarëve, por dhe Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli.
Ruci bën një sqarim të nenit 83 të Kushtetutës dhe rregullores së amenduar të Parlamentit në tetor të vitit 1998 për ndryshimet kushtetuese.
“ PS i sheh ndryshimet kushtetuese si të një rëndësie të veçantë dhe po ashtu edhe vëmendja duhet të jetë e veçantë për të garantuar një proçes transparent", shkruan Ruçi në letër. Për Rucin për ndryshime të tilla ligjore duhet një kontribut i gjerë, jo vetëm nga përfaqësuesit e partive politike, por dhe pjesëmarrja e qytetarëve, ekspertëve konstitucionalistëve, akademikëve, profesorëve, por dhe ndihma e ndërkombëtarëve. Ne letër Ruci liston propozimet e PS:
Fillimisht ai kërkon mbledhjen e konferencës së kryetarëve ku të hartohet një projekt për ndryshimet kushtetuese të cilat duhet t’i paraqiten sesionit të ardhshëm plenar të Parlamentit në shtator duke i përfshirë në programin e punës së Kuvendit.
Së dyti, Ruci kërkon që ky projekt të publikohet në faqen e internetit të Parlamentit në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të informohen rreth tij.
Ruci kërkon pjesëmarrjen e grupeve të interesit për të sjellë opinionet dhe komentet e tyre lidhur me këto ndryshime.
PS përmes kësaj letre Ruci kërkon organizimin e një takimi mes Këshillit të Legjislacionit dhe Komitetit të të drejtave të njeriut për të bërë të mundur përçimin tek publiku të draft/propozimeve, duke përfshirë edhe ekspertët konstitucionalistë në proçes. Kërkesa e fundit e socialistëve që vjen përmes letrës së Rucit është që projekti t’i dërgohet organeve kushtetuese si Gjykatës så Lartë, Këshilli të Lartë të Drejtësisë dhe grupeve të interesit të prekura nga këto ndryshime, që propozohen për t’i lejuar ata të sjellin këndvështrimin e tyre duke shprehur opinionin mbi këtë çështje.

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë