PS grup për dekriminalizimin 
tentohet pastërtia e vendorëve

PS grup për dekriminalizimin <br />tentohet pastërtia e vendorëve
TIRANE- Partia Socialiste ka ngritur një grup pune me të cilin po punon për procesin e dekriminalizimit. Grupi i punës i cili ka për qëllim të jap efektet e tij që në zgjedhjet vendore të 21 qershorit, pritet të bashkërendoj punën me grupin e punës së ngritur nga opozita për këtë çështje.

Burime pranë selisë rozë, bëjnë me dije se një grup juristësh po punojnë për hartimin e një drafti i cili do të kufizojë shumë prej individëve të cilët kanë probleme me drejtësinë të bëhen pjesë e njësive të reja vendore. Sipas burimeve, drafti në fjalë do ta vërë theksin në të shkuarën e individëve apo të kandidatëve që do të dëshirojnë të zgjidhen që në këto zgjedhje vendore. Kështu propozimet e ardhura nga strukturat e Partisë Socialiste në rrethe në drejtim të kryesisë së partisë do të vlerësohet jo vetëm për kontributin që individi ka dhënë për të majtën por edhe për integritetin e figurës së tij.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë