
PS ka “lëshuar pe” ndaj opozitës edhe te Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale. Ndarja në Komisionin me 16 anëtarë do të bëhet 8 për PS-në, 6 për PD-në, 1 përfaqësues do të jetë i Grupit Parlamentar, 1 i Partisë së Lirisë dhe 1 i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim i Fatmir Mediut.
Arbjan Mazniku do të jetë bashkëkryetari i Komisionit, bashkë me një bashkëkryetar të PD. Partitë e tjera parlamentare, të cilat nuk janë të përfshira në komision kanë të drejtë që të bëjnë propozime.
Komisioni do të zhvillojë veprimtarinë e tij për 9-mujor nga data kur do të miratohet ne Kuvend. Në rast nevoje, me kërkesë të kryetarit, Kuvendi mund të vendosë për zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë.
Kliko këtu për të lexuar PROJEKTVENDIMIN e plotë
Lajmi kryesor:
Reforma Zgjedhore/ PS e PD 'hapin vend' në komision edhe për Lapajn e Qorin! Mund të bëjnë propozime pa të drejtë vote! Barazi edhe Territorialja











