PS i shtrin dorën e bashkëpunimit opozitës, Etjen Xhafaj: Gati të ulemi në tryezë me PD! Gazetarja: Jo për sy e faqe, duhet të ofroni diçka

‘Ne jemi gati që të ulemi në tryezë me PD’, kështu është shprehur deputeti i PS Etjen Xhafaj.

I ftuar në emisionin 'Sot Live në Shqipëri' në Report Tv, me gazetarin Nertil Agalliu, ai tha se duhet të mazhoranca dhe opozita të bëhen bashkë për çështje që kanë interes kombëtar.

‘Opozitës ne i kemi ofruar edhe herën e fundit që jemi ulur në tryezë. Sa i përket shtrirjes së dorës, aty ka qenë. Duhet që të bashkomi për sigurinë kombëtare, për sfidat e të ardhshmes, patjetër që duhet që të bashkohemi’, tha ai.

Sa i takon dhunës së opozitës në Kuvend, Xhafaj tha se kjo nuk ka ndodhur nga opozita e asaj kohe, kur në pushtet ka qenë PD.

“Asnjë deputet i opozitës në atë kohë nuk ka tentuar që të qëllojë me këmbën e karriges kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, asnjë deputet nuk ka tentuar që të djeg dhe të vërë flakën në Kuvend. Ne nuk kemi asnjë synim që ti bëjmë gjerat vetëm dhe duhet që të jemi këtu për të mirën e të gjithë shqiptarëve, ne nuk kemi asnjë synim që të mos e mbajmë dorën të pa shtrirë ndaj opozitës. Kjo opozitës, po shohim që kërkon të njëjtën gjë dënim për atë që janë të mazhorancës dhe pandëshkueshmëri për ata që janë të opozitës”, tha ai.

Sipas tij, deputetët janë dënuar për dhunën e ushtruar ndaj institucionit dhe kolegëve sipas rregullores. Ai tha dhunimi i kolegëve se kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës.

“Deputetët janë dënuar për dhunën e ushtruar ndaj institucionit dhe ndaj kolegëve që është diçka e ndaluar dhe s’ka asnjë lloj parlamenti që dhunohen kolegët njëri me tjetrin”, tha ai.

Ndërkohë, gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi, tha se mazhornca duhet që të ofrojë diçka dhe jo të ulet në tryezë ‘për sy e faqe’.

‘Ju thatë që doni të uleni në tryezë, kur ulesh në tryezë nuk duhet që të ulesh për sy e faqe, por dua të di çfarë keni për të ofruar”, tha ajo.

Konomi tha se deputetët e opozitës janë ndëshkuar në mënyrë abuzive nga mazhoranca.

 ‘PS në mënyrë abuzive ka ndëshkuar deputetët e PD, mungon dialogu mazhornacë –opozitë’, tha ajo.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ccc: 01/11/2024 15:58

    E ndowa biseden ne studio, kjo gazetarja ishte e padurueshme, totalisht e njeaneshme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 11:38

    Buxheti 2025, a duhet pranuar amendamenti i PD-së për minimumin jetik?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Alfred Dedjas, vetëdorëzohet autori 26-vjeçar

Vrasja e Alfred Dedjas, vetëdorëzohet autori 26-vjeçar