"PS-ja po jepet me koncesion"
Blushi: Nuk ka parti pa zgjedhje
VIDEO/Fjala e plotë e deputetit Blushi

Blushi: Nuk ka parti pa zgjedhje
VIDEO/Fjala e plotë e deputetit Blushi">
TIRANE - Deputeti kritik brenda Partisë Socialiste Ben Blushi ka ngritur sërish shqetësimin e mos zhvillimit të zgjedhjeve në parti, ku prej vitit 2009 Edi Rama, njëherësh kryeministër, mban postin e kryetarit të PS-së, duke tejkaluar me 3 vjet mandatin 4-vjeçar. 

Në një prononcim për mediat në përfundim të mbledhjes me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Blushi tha se shpreson që mbajtja e Kongresit të partisë të ndryshojë situatën. 

 "Kongresi do mbahej në janar, janari mbaroi dhe s'ka një datë. Edhe karnavalet e kanë një datë, u bë si një kometë nuk dihet kur do të kalojë. Duhet të ketë zgjedhje, ekonomia është keq, koalicioni jonë nuk është shumë stabël, reforma në drejtësi s'po merr drejtim. Kryetari i PS është i vetmi kryetar që ka mandat 7-vjeçar, po shkon drejt një mandati të përhershëm. Në cdo parti ka zgjedhje se zgjedhjet i fiton partia, dhe partia të mban në punë ajo jo. Kjo normë është e panegociueshme në cdo sistem. Edhe në kohën e partisë së punës mandati ishte i kufizuar, Hoxha zgjidhej një herë në 4 vjet, formalisht por zgjidhej. Shpresoj t'i korrektojmë në kongresin e shpejtë dhe të shumëpritur. Një parti e cila nuk bën zgjedhje ka raport të vështirë me veten dhe ata që e kanë zgjedhur. Edhe njerëzit e thjeshtë nuk besoj se e miratojnë faktin që nuk ka zgjedhje në PS. Në vende të Shqipërisë caktojnë njerëz pa zgjedhje, si në biznes privat. Nuk ka ardhur koha ta japim PS me koncesion. Në zona të caktuara PS po jepet me koncesion", tha Blushi.

Nuk është hera e parë që deputeti Ben Blushi kritikon ashpër partinë e tij dhe kryetarin Rama, apo edhe marrëdhënien mes koalicionit qeverisës. 

Deputeti tha se nuk është i vetmi që ngre zërin e kritikës në PS, pasi edhe anëtarë të tjerë të grupit, kanë paraqitur në mbledhjen e kësaj të hëne kërkesat e tyre.
 
"Sot u kërkua të ketë analizë të qeverisë, e kërkuan anëtarët e Partisë Socialiste, kërkuan të ketë zgjedhje, kongres. Ju mendoni që jam i vetmi, nuk është kështu, dy tre kolegë folën në grup për të njëjtën gjë", u shpreh Blushi.
 
I pyetur nga gazetarët, nëse janë të domosdoshme zgjedhjet e parakohshme që PD kërkon të mbahen, Blushi përgjigjet: Jo nuk është nevoja.

Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste u mbajt pa praninë e kryeministrit Edi Rama, dhe u drejtua nga nënkryetari socialist Gramoz Ruçi. Kongresi i PS-së pritet të mbahet në muajin mars, por ende nuk është caktuar një datë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së