Kryeministri Edi Rama tha se të dhënat që disponon Partia Socialiste të qytetarëve janë të mbledhura derë më derë që nga viti 2009 dhe se prej vitesh punojnë me një sistem patronazhimi.
Rama tha se PD-së së fundmi po çmend qytetarët duke i telefonuar dhe se ato kanë të gjithë data base-n e të gjithë telefonave.
'E para një herë që edhe sot nga sa më thanë kush kishte dalë në emër të PD-së kishte pohuar se të dhënat e AKSH-it nuk janë një database që e merr kushdo dhe e transferon kushdo, nuk depoziton të dhëna të integruara. Kjo nuk ka lidhje fare me AKSH-in! Çfarë duhet të themi për PD që me call centerat e Agron Shehajt e çmendën këtë milet. Sot kur u ktheva nga fushata të gjithë njerëzit e zyrës time ishin marrë në telefon për të disatën herë nga PD. Kanë të gjithë data base e të gjithë telefonave e çmendën miletin me telefona. Ne kemi prej shumë vitesh që punojmë me një sistem patronazhimi dhe ka që nga 2009 që ne mbledhim të dhënat derë më derë. Ai Excel është shumë i prapambetur dhe i epokës së vjetër për të qenë i PS-së.'- tha Rama.
Dy ditë më parë, përmes ish deputetit, Enkelejd Alibeaj, PD denoncoi Partinë Socialiste se sipas saj ka përdorur të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë duke shkelur privatësinë e tyre gjë që është vepër penale. Alibeaj tha se në selinë e PS janë vendosur kompjuterë dhe serverë që përgjojnë dhe përdorin të dhënat personale të qytetarëve nga portali e-Albania për qëllime zgjedhore.
Platforma e-Albania hodhi poshtë akuza e PD se të dhënat personale të qytetarëve po përdoren nga PS për qëllime zgjedhore. Në reagim e-Albania shkruan se këto janë të pabaza dhe se kjo platformë në asnjë moment nuk ruan, administron apo përpunon të dhënat e qytetareve por është një urë e qendërzuar komunikimi mes shtetit dhe qytetarit e biznesit.
Lajmi kryesor:
'Pse s'ulet në debat me Bashën'/ Rama: S'është në traditën shqiptare dhe duhet të kisha përballë një lider që s'e fshijnë për 30 sekonda nga drejtimi i PD
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1491
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha me kampionin e boksit Mario Cani: Shqiptarët kërkojnë vetëm mundësinë, shkëlqimin dhe suksesin e arrijnë vetë
26 Dhjetor, 13:22
-
‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja
26 Dhjetor, 08:14
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
'Erdhi në jetë bebushi i parë', Rama: Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël
25 Dhjetor, 12:33
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
‘Propagandë me TikTok-un, por janë kokë e këmbë në EncroChat’, Basha: Më 11 maj të pastrojmë politikën nga të korruptuarit
24 Dhjetor, 12:35