Listat e hapura, PS kërkon mbledhjen e Këshillit Politik të hënën, Hajdari konfirmon prezencën

TIRANË- Partia Socialiste ka kërkuar mbledhjen e Këshillit Politik ditën e hënë (14 shtator) në orën 18:00.

Është përfaqësuesi i PS-së, Damian Gjiknuri që ka thërritur palët të ulen sërish në tryezën e këshillit për të biseduar mbi çështjet e lëna pezull për reformën zgjedhore.

Thirrjes së tij i është përgjigjur pozitivisht deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari.

Në këshill do të diskutohen listat e hapura si dhe implementimi në kodin zgjedhor i ndryshimeve kushtetuese që u miratuan më 30 korrik.

Të dy palët duken të vendosur mbi qëndrimet e tyre lidhur me çështjet e Këshillit Politik. Opozita jashtëparlamentare thotë se listat e hapura 100 përqind dhe garantimi i koalicioneve parazgjedhore janë kushte të panegociueshme.

Vetëm pak ditë më parë, në një intervistë për Report Tv, përfaqësuesi i opozitës së bashkuar në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi tha se listat e hapura janë vija e kuqe e tyre.

Ndërkohë dhe kryeministri Rama duket se ka vendosur kushte për hapjen e listave. Në seancën e parë parlamentare ai tha se nuk do të ketë lista 100 përqind të hapura pa u garantuar kuota gjinore.

Letra e Damian Gjiknurit drejtuar palëve politike:
"Siç jeni në dijeni, në seancën e datës 30 Korrik 2020, Kuvendi i Shqipërisë miratoi projektligjin për ndryshime në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, nismë e 28 deputetëve të opozitës parlamentare. 

Këto ndryshime në Kushtetutë sanksionuan hapjen e listave të kandidatëve duke u dhënë të drejtën qytetarëve për të votuar përveç subjektit politik edhe për kandidatin e tyre të preferuar.  Pas hyrjes së tyre në fuqi, Konferenca e Kryetarëve të Grupeve Parlamentare në Kuvend ka përcaktuar nevojën për reflektimin në Kodin Zgjedhor të këtyre ndryshimeve Kushtetuese. Ditën e Hënë, 14 Shtator, është përcaktuar  mbledhja e Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore ku do të miratohet krijimi i një grupi pune për reflektimin e ndryshimeve Kushtetuese në Kodin Zgjedhor. 

Në frymën e dialogut të konsoliduar mes palëve në tryezën e Këshillit Politik, me synim arritjen e një konsensusi sa më të gjërë në këtë proces, propozoj thërritjen e tryezës së Këshillit Politik ditën e Hënë, datë 14 Shtator, ora 18:00.  Tryeza propozoj të mbahet si gjithnjë në ambientet e sallës ovale të Pallatit te Kongreseve. 

Faleminderit, 

Damian Gjiknuri

Përfaqësues i Partisë Socialiste"

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:50
Rudina Hajdari konfirmon prezencën në Këshillin Politik që mblidhet të hënën

Deputetja e opzitës parlamentare i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së Damian Gjiknurit për mbledhjen e Këshillit Politik ditën e hënë (14 shtator).

Përmes një emaili ajo shkruan se do t'i qëndrojë deri në fund listave të hapura 100 përqind.

"Përshëndetje, konfirmoj prezencën time në Këshillin Politik me besimin se të gjitha palët do i qëndrojnë deklarimeve publike për të mundësuar hapjen e listave 100% duke ia dhënë kështu qytetarëve e jo kryetarëve të drejtën e përzgjedhjes së deputetëve në Parlamentin e ardhshëm" - shkruan Hajdari.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive

Clapper alternativa e TikTok, po aq e rrezikshme? Ministrja Muzhaqi: Kemi ndërmarrë nisma në shkolla që fëmijët të kalojnë kohë produktive