PS, kontroll live i votës dhe
rezultatit, Çuçi: Transparencë
Socialistët kanë nisur instalimin e një sistemi kontrolli të rezultatit të zgjedhjeve, që do të bëjë publik dhe në kohë reale procesin e numërimit hap pas hapi deri në rezultatin përfundimtar. Çuçi thotë se kjo do të garantojë transparencën për shqiptarët.
TIRANE - Socialistët janë duke instaluar sistemin kompjuterik në të gjitha qarqet dhe në selinë qëndrore, për të monitoruar hap pas hapi procesin e numërimit të votave deri në shpalljen e rezultatit. Një proces që do të bënte transparente para publikut tërë këtë garë të rëndësishme, duke dhënë në kohë reale votimin për secilën parti, hap pas hapi pa lënë asnjë mundësi për manipulim.
Fillimi e instalimit të tërë kësaj infrastrukture në të gjitha qendrat e qarqeve ku janë të ngritura grupet e numërimit e deri në selinë qëndrore të PS ku do të jetë vendosur dhe distributori kryesor që do të japë rezultatin hap pas hapi për të gjitha qarqet në vend.
Ndërkohë që kandidati për deputet, njëherësh ish-kreu i
KQZ Ilirjan Celibashi ka bërë me dije shkurt se ka filluar ky proces, ka qënë nënsekretari për çështjet Zgjedhore në PS, Bledar Çuçi ai që ka thënë se PS përmes këtij procesi, në përfundim e sipër do të bëjë atë që KQZ nuk e ka bërë deri më tani e as që ka ndërmend ta bëjë, transparencën e rezultatit gjatë gjithë procesit.
“Sistemi online do të vendoset, në mënyrë që transparencën e procesit që mungon nga KQZ, ta garantojmë ne për publikun. PS do të angazhohet që të garantojë transparencen e rezultatit të zgjedhjeve të 23 qershorit gjatë gjithë procesit të numërimit, të cilin do ta bëjë me dije në kohë reale dhe hap pas hapi për publikun dhe median.
PS po merret me vendosjen e këtij sistemi që do të garantojë këtë transparencë”, ka deklaruar për gazetën “Shqiptarja.com”, Bledar Çuçi. Një proces i tillë mësohet se në vija të përgjithshme është aplikuar nga një institucion i pavarur dhe në zgjedhjet e vitit 2009, por atëherë pjesërisht.
Ndërkohë që këtë radhë mësohet se me këtë proces do merret vetë PS, e cila do të japë rezultatin fletë pas flete votimit për 12 qarqet e vendit, dhe një përmbledhje të rezultatit në rang kombëtar minutë pas minute duke e reflektuar këtë proces online për publikun dhe gazetarët, përmes instalimit të një adrese të veçantë në internet.
Kjo do të shmangte dhënien e rezultateve të manipuluara sikurse pretendon PS nga ana e KQZ, e cila thuhet se vonesat në reflektimin e rezultateve në sitin e saj zyrtar e bën qëllimisht për të dhënë kohë për rrumbullakosjen e rezultatit. Një proces të tillë e ka paralajmëruar pikërisht ish-kreu i KQZ Celibashi ditë më parë, teksa është shprehur për instalimin e këtij sistemi.
Sipas tij, tashmë është duke konsoliduar skemën e administrimit dhe të mbikqyrjes, apo kontrollit të procesit të votimit deri në shpalljen e rezultatit. Ndërkohë një sistem i tillë i instaluar monitorimi e publikimi i rezultatit të zgjedhjeve, do të operojë paralel me atë të KQZ, ku pritet të ketë përplasje mes mazhorancës dhe opozitës socialiste në lidhje me këtë operacion.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
66.4%
-
Jo
30.4%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3687
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44