PS: KQZ po dështon dhe
identifikimin e zgjedhësve

TIRANË - Partia Socialiste ka ngritur shqetësimin se KQZ-ja po çon drejt dështimit edhe projektin e dytë pilot të sistemit elektronik të verifikimit dhe regjistrimit te zgjedhësve për qarkun e Tiranës.
 
Nënsekretari për çështjet zgjedhore në PS, Bled Çuçi, ka pohuar se prova finale duhej të ishte realizuar që në 23 prill . Po ashtu Çuçi ka shpjeguar se KQZ-së i janë bërë një sërë raportesh përsa i takon të metave teknike që ka paraqitur sistemi si në testin e pare, ashtu dhe në të dytin, por KQZ-ja nuk i ka reflektuar asgjë nga raporti, kompanisë që ka marrë përsipër të verë në funksion këtë sistem . Partia Socialiste ka bërë me dije se nëse ky proces dështon do të marrë masa ligjore . 
 
Ky është i dyti projekt-pilot, i cili rrezikon të dështojë, pas atij të numërimit elektronik të fletëve të votimit në qarkun e Fierit , pasi fleta që do të lexonte skaneri ishte llogaritur të mbante 42 parti, ndërsa u rregjistruan 66 subjekte politike, duke e bërë kështu jofunksional përdorimin e teknologjisë për të cilin është derdhur një shumë e madhe parash.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës