PS: Ku i gjete një mln $ për lobim?
Lulzim Basha: Akuzat janë shashka

PS: Ku i gjete një mln $ për lobim?<br />Lulzim Basha: Akuzat janë shashka<br>
Deputetja e PS, Blerina Gjylameti i kërkoi Lulzim Bashës që të japë llogari se ku i ka gjetur një milion dollarët që ka paguar për lobim në SHBA, ndërsa i bëri thirrje prokurorisë që të nisë menjëherë hetimet për të zbardhur origjinën e këtyre parave.

Me Fake News kundër qeverisë, Basha nuk tha asgjë për një milion $ për lobim për SHBA. Kush i pagoi? Nga erdhën? Pse prokuroria nuk nis hetimet? Basha duhet të japë përgjigje sot. Duhet të shpjegojë cfarë bëri në SHBA kur firmosi kontratën, janë 500 mijë dollarë me kompani fantazmë.

Sot jemi në kushtet e rënda të shkeljes së ligjit. Në KQZ nuk figurojnë këto shpenzime, asnjë deklarim në raportin e dorëzuar nga PD. Dyshime serioze për origjinën e parave. Shpenzimet e PD për fushatën janë raportuar vetëm 500 mijë dollarë.

Basha të sqarojë ku i ka gjetur një milion dollarë? Këta që flasin për para të pista, ku i kanë gjetur paratë? Cila është marrëdhënie e Bashës me kompanitë Off shore, në emër të kujt është regjistruar në Belize dhe më pas në kompanitë e tjera? “ përfundoi deputetja e PS. 

Por nuk mungoi edhe reagimi i Bashës, i cili disa minuta pas akuzave nga PS reagoi pas daljes nga Kryesia e Kuvendit pas një takimi me deputetët e Ligjeve të PD. Basha i cilësoi si shashka akuzat e PS për lobimin me vlerë një milionë euro në SHBA, ndërsa shtoi se qeveria po tenton që të largojë vëmendjen nga skandalet.

Një shashkë e bazuar në mashtrime që s’mund të largojë vëmendjen nga skandalet e jashtëzakonshme të kësaj qeverie as nga një skandal i madh që është vënë në dijeni të opozitës nga burime të partnerëve dhe po studiohet nga ekspertët tanë të sigurisë dhe të ligjeve. Këto fakte dhe të tjera të sjella në vëmendjen e opozitës do ti bëhen të njohura publikut” tha ai. 

Partia Demokratike rezulton të ketë paguar plot 825 mijë USD për lobim në Uashington gjatë periudhës mars-qershor 2017. Partia Socialiste, duke ju referuar të dhënave të Departamentit Amerikan i Drejtësisë, thotë se tre kontrata të majme, përfshirë dhe një kompani off-shore, nuk janë deklaruar në raportimin financiar zgjedhor pranë KQZ-së.

Por çfarë përmbajnë këto kontrata? Dy kontrata janë lidhur në muajin mars me kompaninë ‘Stonington Strategies’, me qëllim që kjo kompani t’i siguronte Bashës takime të nivelit të lartë me administratën e Trump, takim me kongresmenë dhe intervista të Bashës ne mediat amerikane.

Pagesa është bërë në dy këste, njëra paguar drejtpërdrejt “Stonington Strategies” dhe tjetra për një kompani ndërmjetëse, “Biniatta Trade LP”, e njohur si parajsë fiskale. Më 22 Mars, gjatë vizitës së tij në Uashington, Lulzim Basha ka firmosur një kontratë me kompaninë e lobimit “Stonington Strategies” me vlerë 25 mijë USD në muaj për një periudhë tre mujore.

Sipas të dhënave të deklaruara nga “Muzin Capital Partners LLC” në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, qëllimi i kësaj kontrate ishte “projektimi dhe implementimi” i fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare; promovimi i qëllimeve të Partisë Demokratike në media dhe pranë bizneseve dhe figurave politike në SHBA.

“Muzin Capital Partners LLC” ka raportuar në Departamentin e Drejtësisë një pagesë prej 525 mijë USD nga Partia Demokratike. Pagesat e Partisë Demokratike për ‘Muzin Capitol Partners’ nuk përfshihen në raportin e saj të shpenzimeve elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit të dorëzuar në KQZ, sikundërse nuk raportohen as dy kontratat e tjera me ‘Stonington Strategies’.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak