PS-LSI apel Nishanit:Rihap garën 
për gjyqtarët, konsultimet boshe!

PS-LSI apel Nishanit:Rihap garën <br />për gjyqtarët, konsultimet boshe!
TIRANE - Gjykata e Lartë mban ende të ndarë dy institucionet më të rëndësishmë në vend, Kuvendin dhe Presidencën. Pas rrëzimit të dekretit të kreut të Shtetit Bujar Nishani për 3 anëtarët e kësaj gjykate, mazhoranca i kërkon Presidentit të rihapë një proces të ri kandidimi për emërime të reja.
 
Përmes një letre, dy krerët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, të cilën A1 REPORT e siguroi, i apelojnë Nishanit t’i përmbahet detyrimit ligjor në këtë proces. Sipas tyre, takimet konsultative të zhvilluara deri më tani mes kryetarëve të grupeve parlamentare dhe Presidentit, kanë qenë formale dhe nuk kanë paraqitur kriteret objektive nga secili kandidat.
 
Në mënyrë që procesi të mos mbetet peng i listave të mëparshme të kandidaturave, ata i kërkojnë kreut të shtetit, të mbajë një “proces përzgjedhës bazuar në kriteret ligjore dhe jo në perceptimet personale e as në parapëlqimet politike”, theksohet në letër, duke i risjellë në vëmendje vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që sipas tyre e detyron përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë përmes një bashkëpunimi luajal dhe institucional kushtetues mes Kuvendit dhe Presidentit.
 
Ruçi e Vasili i sugjerojnë Nishanit të rishohë qëndrimin e tij në këtë proces dhe theksojnë se kandidaturat e reja të anëtarëve të Gjykatës së Lartë “duhet të përmbushin nivelin më të lartë cilësor, të bindur se korrupsioni i kudogjendur në strukturat shtetërore e vecanërisht në sistemin e drejtësisë, kërkon angazhimin e gjyqtarëve me integritet moral dhe profesional. Gjyqtarët, sipas krerëve të grupeve parlamentare, duhet të kenë integritet moral dhe profesional, e kjo sipas tyre, është përgjegjësi jo vetëm e Presidentit, por edhe e Kuvendit si përfaqësues të zgjedhur me votën e qytetarëve që duan të kenë besim tek drejtësia.
 
Prej disa muajsh procesi i emërimeve të tre gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë mbetet i bllokuar mes Presidentit dhe Kuvendit. 
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS