PS-LSI, llogaritë për 23 qershor
edhe 28 mijë vota për 81 mandate

TIRANE - Socialistët pas arritjes së koalicionit me LSI llogarisin, që në zgjedhjet e 23 qershorit të arrijnë në shifrën e 81 deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë. Duke shtuar mbi rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2009, ku bashkërisht kishin 69 deputetë përkundrejt 71 të PD dhe aleatëve të saj, plot 12 deputetë, që do ta afronte afër shumicës së cilësuar prej 84 votash, me të cilën mund të arrijnë dhe miratimin e shumë ligjeve, madje dhe ndryshimin e Kushtetutës së vendit.

Dhe për këtë rezultat të lartë koalicioni i opozitës së bashkuar duhet që të marrë vetëm 28 290 vota mbi rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2009, vota këto që përkthehen në 12 mandate shtesë duke e lënë PD dhe aleatët e saj me 59 deputetë, afërsisht aq sa kishte PS dhe aleatët e saj pas zgjedhjeve të qershorit 2005, kur PD erdhi në pushtet.

Sekretari zgjedhor në PS, Damjan Gjiknuri shprehet se avantazhet janë të prekshme dhe në çdo qark koalicioni me LSI shënon të paktën një deputet më shumë të paktën në 5 qarqe të vendit, me perspektive dhe në tre qarqe të tjera, që janë shumë të sigurta, gjë që vjen nga fryma e fitores që krijon aleanca e re.

“Aleanca PS-LSI jo vetëm që është një lëvizje e natyrshme brenda së majtës por krijon avantazhe taktike dhe strategjike për zgjedhjet. Avantazhet taktike janë të prekshme e me efekt të drejtpërdrejtë në rezultatin zgjedhor. Koalicioni opozitar siguron të paktën një deputet më shumë nga çka deri më sot në të paktën 5 qarqe te vendit duke e bërë rotacionin politik një ngjarje gati të sigurt”, ka deklaruar Gjiknuri për gazetën.

Ku mundësia më e lehtë për të marrë një deputet më shumë është në qarkun e Berat, Elbasan, Fier, Korçë, Tiranë e Vlorë. “Koalicioni i sapoformuar, krijon premisa pozitive për një rezultat edhe më të thellë, po të marrësh parasysh konsumin e PD dhe rrjedhën e mundshme të votave drejt forcave të reja të djathta.

Bashkimi i të majtës ka dhe motivin strategjik brenda, pas i jep fund kapitullit të përçarjes brenda të majtës dhe krijon kushtet për një stabilitet afatgjatë në qeverisje bazuar në disa parimeve që frymëzojnë forcat e majta politike në qeverisje. Kjo e fundit do jetë dhe sfida e vërtetë e këtij koalicioni që s’ka synim thjesht largimin e  Berishës por zh’montimin e modelit berishist të qeverisjes, model që do të lerë pasoja afatgjata në këtë vend”, deklaroi Gjiknuri.

Përmes këtij deklarimi dhe këtyre shifrave të rezultatit të pritshëm të PS në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit të këtij viti, mund të nxirret përfundimi që dhe nëse qëndron koalicioni në këto parametra, pra pa marrë parasysh mundësinë e kalimit të ndonjë partie tjetër të koalicionit aktual të PD në anën e opozitës, të majtët janë në pushtet me një shumicë solide mandatesh.

REZULTATET MË 2009 E TË PRITSHMET

Qarku Berat
Me shifrat e 2009
PS+LSI 5 deputetë
PD 3 deputetë
Shtohen 420 vota
PS-LSI 6 deputetë
PD 2 deputetë

Qarku Dibër
Me shifrat e 2009
PS+LSI 2 deputetë
PD 4 deputetë
Shtohen 3260 vota
PS+LSI 3 deputetë
PD 3 deputetë

Qarku Durrës
Me shifrat e 2009
PS+LSI 6 deputetë
PD 7 deputetë
Shtohen 3310 vota
PS+LSI 7 deputetë
PD 6 deputetë

Qarku Elbasan
Me shifrat e 2009
PS+LSI 7 deputetë
PD 7 deputetë
Shtohen 520 vota
PS+LSI 8 deputetë
PD 6 deputetë

Qarku Fier
Me shifrat e 2009
PS+LSI 9 deputetë
PD 7 deputetë
Shtohen 640 vota
PS+LSI 10 deputetë
PD 6 deputetë

Qarku Gjirokastër
Me shifrat e 2009
PS+LSI 3 deputetë
PD 2 deputetë
Shtohen 3830 vota
PS+LSI 4 deputëtë
PD 1 deputet

Qarku Korçë
Me shifrat e 2009
PS+LSI 7 deputetë
PD 7 deputetë
Shtohen 1870 vota
PS+LSI 7 deputetë
PD 5 deputetë

Qarku i Kukësit
Me shifrat e 2009
PS+LSI 1 deputet
PD 3 deputetë
Shtohen 2480 vota
PS+LSI 2 deputetë
PD 2 deputetë

Qarku i Lezhës
Me shifrat e 2009
PS+LSI 3 deputetë
PD 4 deputetë
Shtohen 5640 vota
PD+LSI 4 deputetë
PD 3 deputetë

Qarku i Shkodrës
Me shifrat e 2009
PS+LSI 4 deputetë
PD 7 deputetë
Shtohen 3760 vota
PS+LSI 5 deputetë
PD 6 deputetë

Qarku i Tiranës
Me shifrat e 2009
PS+LSI 16 deputetë
PD 16 deputetë
Shtohen 1020 vota
PS+LSI 17 deputetë
PD 15 deputetë

Qarku i Vlorës
Me shifrat e 2009
PS+LSI 7 deputetë
PD 5 deputetë
Shtohen 1540 vota
PS+LSI 8 deputetë
PD 4 deputetë

Gjithsej
Aleanca PS 69 deputetë
Aleanca PS bëhet 81 deputetë
Aleanca PD 71 deputetë
Aleanca PD bëhet 59 deputetë

Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print) 09.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion