Tre partitë kryesore që përbëjnë boshtin e shumicës në pushtet, Partia Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, do të jenë zyrtarisht të bashkuara, si pjesë e një koalicionit, në sfidën e zgjedhjeve të 11 Shtatorit, për të rimarrë Bashkinë e Dibrës, pas shkarkimit të ish-kryebashkiakut Shukri Xhelili.

Kreu i LSI, Ilir Meta dhe kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, kanë vendosur të mbështesin kandidatin e PS, Muharem Ramën, duke dhënë një sinjal të fortë edhe për zgjedhjet parlamentare të 2017.