PS, Manja: Shumica ka 88 vota
për 6 ligjet, PD të na bashkohet

PS, Manja: Shumica ka 88 vota<br />për 6 ligjet, PD të na bashkohet
Ulsi Manja deputet i Partisë Socialiste njëkohësisht edhe anëtar i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, u shpreh sot në emisionin ''45 minuta'' të Denis Mingës në Report Tv se shumica i ka 88 votat për miratuar 6 projektligjet e Reformës ditën e enjte. 

Manja deklaroi gjithashtu se Partia Demokratike duhet t’i bashkohet votimit jo vetëm për ligjin e SPAK-ut por edhe për 6 ligjet e tjera të cilat i bojkotoi në Komision.
 
Deputeti i PS-së foli edhe për një pikë tjetër të reformës siç është ligji i vettingut, ku u shpreh se nëse PD çon ligjin në Kushtetuese tregon se është bërë pishman që ka votuar për ndryshimet kushtetuese më 21 korrik.

I pyetur edhe për largimin e mundshëm të Blushit nga Partia Socialiste ditën e sotme me anë të nje letre, Manja deklaroi se nuk kishte informacion nëse Blushi është ndarë përfundimisht nga PS. Nëse po shtoi Manja, do t'i vinte keq që ndarja erdhi me një letër të botuar në gazetë. 

Intervista e plotë: 

Keni përfunduar punën për 6 ligjet , a është një produkt i kontestueshëm meqënëse PD pranoi vetëm një ligj ?
Ky produkt është një produkt që duhet ta kishim finalizuar më herët, po të kishte pasur vullnetin politik nga opozita. Por gjithsesi jemi në kohë. Ligji i vettingut ka hyrë në fuqi. Me votimin e ligjit të SPAKU-t do t’i drejtohemi Kuvendit për 6 ligjet , ku mazhoranca është shprehur se do t’i votojë. 

Janë të garantuara votat e shumicës për të enjten? 
Sigurisht që janë të garantuara. Këto ligje kërkojnë një shumicë të cilësuar. Për çështjen e numrave është zgjidhur për ditën e enjte shumica ka 88 vota. Të shpresojmë që për ligjin e SPAK-ut duke qenë se opozita është pro ta votojmë me 140 vota, siç ndodhi me ndryshimet kushtetuese. 

Për Spaku-n kishte shumë kontestime? Pse PD erdhi në Komision dhe e votoi pikërisht këtë pr/ligj?
Në fakt unë kam pritur që pas ndryshimeve kushtetuese opozita të bëhej pjesë e 7 projektiligjeve. Unë nuk besoj se në këto 7 projektligje ka shkelje të Kushtetutës nga ana e shumicës . Nëse ka papajtushmëri sic thotë opozita, ajo ka instrumente dhe të drejtën t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Por ajo nuk mund të bëhet penguese e këtij procesi. 

Ju keni info nëse PD do e cojë në kushtetuese ligjin e Vetingut?
Unë shpresoj të mos e çojë sepse vetting-u ka qenë filli dhe baza e pothuajse atyre ndryshimeve kushtetuese si një masë për të pastruar sistemin e drejtësisë. Nese çon në kushtetuese i bie që është bërë pishman edhe për votën e ndryshimeve kushtetuese. Ligji i vettingut fjalë për fjalë është aneksi kushtetues që kemi votuar më 21 korrik. Do ishte vetëvrasje politike nga ana e PD. Në sytë e shqiptarëve do lexohet një votë e dhënë me pishmanllëk.

Çfarë ndodh me këtë ligj nese PD, i drejtohet Kushtetuese?
Ankimimi nuk e anulon zbatimin të ligjit, vetëm në rastin kur Gjykata mund të vendoste pezullimin e efekteve të ligjit. 

Çfarë është Komisioni i Posacem i Vleresimit te pasurise dhe te figures se kandidateve? 
Le ta zbërthejmë që në fillim fjalën SPAK, sipas përcaktimit që i jep kushtetuta kemi të bëjmë më gjykatat e posaçme kundër korrupsionit, për prokurorinë e posaçme , dhe njësia e posaçme që është pagëzuar si byroja e hetimit. Këto bëjnë strukturat e hetimit. Shumë shpejt do kemi një trup të specializuar që do jetë përgjegjëse për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në këtë vend.

I keni berë kushtet e ashpra, keni frikë që nga kjo mënyrë kontrolli mos të vijë askush të kandidojë?
Ne nuk i ndajmë këto mendime pasi çdo individ që ka zgjedhur një profesion të caktuar e merr përsipër çdo gjë që i ofron profesioni. Ligji e ka përcaktuar se kush është rrethi që është i lidhur me kandidatin. Flitet për bashkëshortin/bashkëshorten, fëmijët mbi 18 vjeç si edhe një person që banon mbi 120 ditë me subjektin. Është një rreth shumë i ngushtë, nuk është i zgjeruar. 

Çfarë do kontrolloni në telefonat e familjarëve?
Është një strukturë që bëhet përgjegjëse për të luftuar korrupsionin. Për ta bërë këtë në radhë të parë duhet të jesh me duar të pastra për vetë për t’i shërbyer popullit.

A do të ketë qoftë edhe si asistentë, prokurorë amerikanë apo agjentë të FBI?
Ligji i SPAK-ut është asistuar hap pas hapi nga ekpertët e OPDAT. Zbatimi i këtij ligji nesër do të ketë mbështjetjen e këtyre ekspertëve. Është përcaktuar një afat, që do ju nënshtrohet proceseve të trajnimit. 

A do ketë zyrtarë të FBI-së në procesin e hetimit?
Bashkëpunimi me të huajt, kryesisht amerikane, dhe ato europiane për çështje konkrete është nevojë dhe domosdoshmëri. 

Ju kur mendoni se do japë efektet e para kjo reformë? Do e godasë para zgjedhjeve politikën?
E rëndësishme është për sa na takon, ne si mazhorancë i kemi hapur rrugën që kjo reformë të zbatohet. Nëse palët politike do i japin mbështjen e duhur, ne shpresojmë që në prill apo maj, këto institucione të jenë ngritur dhe të fillojnë punën. Për mua është e rëndësishmë të plotësohen afatet kushtetuese. 

Nëse SPAK-u nis hetimet për ish-ministër ose ministër a do mjaftonte që ai të penalizohet për të kandiduar?
Është e zgjidhur në ligjin e dekriminalizimin, se në cilat raste dhe kushte një subjekt penalizohet. Kur ka një akuzë zyrtare, dhe një masë sigurie nga një autoritet gjyqsor. E rëndësishme është që të fillojë puna. Opinioni publik ka shumë pritshmëri për Reformën në Drejtësi. Një drejtësi e pavaruar në vendime pa influenca politike dhe unë jam i bindur që do e pastrojë politikën shqiptare. Nuk është e thenë që ta pastrojë para ose pas zgjedhjeve, e rëndësishme është ta fillojë punën. 

Ligji i mbetjeve, a e keni menduar se mund të keni kosto elektorale ky ligj?
Është një debat që unë në fakt deri tani kam mbajtur qëndrim me votën pro atij ligji por nuk jam shprehur me domosdoshmërinë e këtij ligji në këtë moment. Ligji i jep garanci që mos të importohen në Shqipëri për mbetje të rrezikshme. Frika nga rreziku i moszbatimit të këtij ligji nga autoritetet, nuk ka pse të jetë ndryshe nga një ligj tjetër. 

Ky ligj mund t’ju kushtojë shtrenjtë?
Nëse një ligj që hap debate dhe kauza të tilla natyrisht që ka kosto. Në këto tre vite ne kemi bërë reforma shumë të rëndësishme. Për ne thanë që do ketë kosto të madhe edhe për në reformën në energjitikë. Ka disa organizta të caktuara që e fryjnë më shumë seç duhet një fenomen. Sot kur të gjithë bërtasin, qytetari normal nuk është në gjendje të gjykojë për ligjin, por kur të qetësohen gjerat unë jam i bindur që ashtu siç është shkruar ligji parandalon rrezikun e mbtetjeve të rrezikshme. 

Nesër mblidhni asamblenë, pas miratimit të kodit të Etikës, nuk do i jepni më informacion gazetarëve? Është një hap mbrapa ky?
Nuk besoj të jetë kështu siç thoni ju. Një vendim politik që merret në forume përcillet përmes zëdhënsit të forumeve. Unë nuk besoj të jetë kufizuar komunikimi me mediat. Përfaqësuesit e mazhorancës po mbajnë gjallë studiot. Kjo parti nuk e prish strukturën e ADN-së së mendimit ndryshe dhe debateve brenda llojit. 

Nesër në asamble nuk do jetë Ben Blushi?
Unë nuk e kam këtë informacion, por do më vinte keq që ndarja të ishte më një letër të botuar në gazetë. Fakti që është botuar në gazetë më le të mendoj se nuk formë e ndarjes.
 
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë