PS mbledh Kryesinë të premten, në fokus të diskutimeve zgjedhja e presidentit! Gati një listë me 10 emra

PS mbledh Kryesinë të premten, në fokus të diskutimeve zgjedhja e presidentit! Gati një listë me 10 emra

TIRANË- Të premten Partia Socialiste do të mbledhë kryesinë në orën 17:00, ku pritet që të diskutohet për emrin e kandidatit/es për presidentin e ri të vendit. Më pas pritet që të mblidhet  grupi parlamentar i Partisë Socialiste ku do të diskutohen emrat e më pas do të kalojë për votim. Burime për gazetarin e Report Tv Ermal Qori, bëjnë me dije se në PS tashmë kanë një short listë me 10 emra që do të diskutohen nga anëtarët e Kryesisë së PS. 

RENDI I DITËS:

1. Informacion mbi mbledhjen e kandidaturave për kryetarët e partisë në 61 bashkitë e vendit dhe procesin e mëtejshëm;

2. Udhëzim mbi detyrat e të deleguarve në funksion të zbatimit të kalendarit politik të miratuar në Asamble;

3. Projektvendim për miratimin e nivelit të pagave të Sekretarëve Ekzekutiv në nivel Qarku dhe Sekretarëve Ekzekutivë të partisë në nivel bashkie. Projektvendim për miratimin e nivelit të pagave të strukturës organizative të aparatit qendror të Partisë Socialiste;

4. Ecuria e procedurave të zgjedhjes së Presidentit të Republikës dhe vendimmarrja e Partisë Socialiste;

 5. Çështje të tjera jashtë rendit të ditës. Mbledhja do të zhvillohet ditën e premte, datë 03.06.2022, ora 17:00, në Selinë e Partisë Socialiste.

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani.BR: 31/05/2022 13:46

    Po lejeni Presidentin se nuk eshte primare, por merruni me analizat ne QSUT, qe nuk Po I bejne pacienteve.Kjo eshte teme Jo presidenti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës