E shtuna e 9 prillit do të jetë një ditë e ngarkuar për kampin socialist. Faza e parë e Kongresit do të nis në  orët e para të mëngjesit. Në pjesën e jashtme të Pallatit të Kongreseve, do vendosen disa tavolina të rrumbullakëta. Përfaqësues të PS, do të zhvillojnë takime  me anëtarë e qytetarë kryesisht mbi problematikat aktuale, si p.sh kriza e çmimeve.  Pjesë e tryezave përkatëse, do të jenë edhe ministrat sipas fushave.

Ky diskutim, që pritet të shtrihet ne disa sheshe kryesore, do të zgjasë  rreth 3 orë, ndërsa më pas në orën 12, nis faza e dytë e punimeve e cila do të shënojë hapjen punimeve nga Damian Gjiknuri. Një pjesë të rëndësishme në kongres do ta marrë Këshillimi Kombëtar, rezultate e procesit dhe perspektiva e tyre

Për kapacitetet në radhët e PS do të flasë edhe Ditmir Bushati, ndërsa përfaqësimi i qytetarëve dhe  përgjegjësit e mazhorancës do të jetë në fokus nga kreu i grupit parlamentar Taulant Balla. Pika kulmore e Kongresit do te jetë fjalimi i Edi Ramës, i cili më herët ka lajmëruar se të gjithë do të bëjnë autokritikë, ndonëse në mandatin e tretë. Flitet për ndryshime edhe në Qeveri, por kjo mbetet për tu parë gjatë procesit. Pas Ramës, do të bëhet prezantimi i paketës së ndryshimeve të  statutit të Partisë.  Sipas draftit, kongresi i 9 prillit do të shkarkojë 61 krerët e degëve në rrethe, dhe do të hapë procesin zgjedhor në parti nga data 1 Maj deri në 15 Qershor. Sipas ndryshimeve në statut kryetari i ri i degës do të përzgjidhet mes kandidatëve të propozuar nga Asambleja, me miratim të kryesisë. Ai do të ketë mandat 4 vjeçar, që ndërpritet kur jep dorëheqjen, kur shkarkohet nga kryesia për punë të dobët, kur humbet besimin e anëtarëve dhe kur humb zgjedhjet. Në draftin për ndryshimet në statut parashikohet edhe shtimi i sekretariat ekzekutiv të secilës degë, i cili do të jetë përgjegjës për çdo aspekt administrativ të partisë në nivel bashkie.

1649425340_partiasocialiste.jpeg

1649425354_ps.jpg

1649425371_607ecfe6e3b247c09c31d8a902a6650a.jpg

1649425383_6f4992ac371644dfb42025ef203a3b71.jpg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:47
Zbardhet axhenda e punimeve të Kongresit të PS-së

1649424891_ps.jpg

Zbardhet axhenda e punimeve të Kongresit të PS-së.

Agjenda
Kongresi i Partisë Socialiste nis punimet e tij në orën 9.30.
Në pjesën e parë do të jenë 5 panele që do të zgjasin nga ora 9.30-11.30:

-Rinia, Inovacioni, Fëmijët

Vendi: Kolonat mes Sheshit Italia dhe Sheshit Nënë Tereza
-Rajoni, Europa, Siguria

Vendi: Holli i Pallatit të Kongreseve
-Bujqësia dhe Siguria Ushqimore

Vendi: Sheshi Nënë Tereza
-Energjia, Mobiliteti, Mjedisi

Vendi: Sheshi Italia
-Shëndetësia dhe Mbrojtja Sociale

Location: Hapësira para hyrjes së Pallatit të Kongreseve
Pjesa e dytë nis në 12:00 - hapja e punimeve me fjalën e Sekretarit të Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, mbi pjesën organizative dhe politike të PS
Këshillimi kombëtar – Paraqitje e rezultateve të procesit dhe objektivat. Elisa Spiropali.
Angazhimi në politikë – Hapja dhe fuqizimi i Partisë Socialiste. Ditmir Bushati.
Përfaqësimi i qytetarëve dhe përgjegjësitë e mazhorancës. Taulant Balla.
Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste z. Edi Rama.

B)Sesioni i punimeve formale -Çelja e pjesës organizative.
Statuti – Prezantimi i paketës së ndryshimeve në Statutin e PSSH-së. Blendi Klosi.
Digjitalizimi – Prezantim i platformës së re digjitale. Etjen Xhafaj  
Diskutime – Hapje e diskutimeve të lira nga delegatët e Kongresit.
Mbyllja e punimeve të kongresit

 

Ora 09:16
Rama me ministrat dhe deputetët në Vila 30, diskutohet një ditë para Kongresit

Një ditë para Kongresit të Partisë Socialiste, që zhvillohet nesër në Pallatin e Kongreseve, Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në Vila 30 kabinetin qeveritar.